Nis sherri në Big Brother 8
Edisoni ofendon Tean
Banorët ishin mbledhur për të folur për veten por duket se e gjitha ka përfunduar në një sherr banal. E gjitha ka nisur ndërsa Sokoli ka qënë duke folur për jetën e tij dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të tij me Edisonin, ky i fundit ka nisur të përqeshë Sokolin.
Banorët ishin mbledhur për të folur për veten por duket se e gjitha ka përfunduar në një sherr banal. E gjitha ka nisur ndërsa Sokoli ka qënë duke folur për jetën e tij dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të tij me Edisonin, ky i fundit ka nisur të përqeshë Sokolin. Pavarësisht seriozitetit dhe respektit që banorët i kanë kërkuar Edisonit, ky ka vazhduar më tej me ironitë për Sokolin.
Duke e cilësuar si veprim të ulët, Tea ka reaguar e para, duke i thënë "Injorant", referuar talljes që Edisoni po i bënte Sokolit. Edisoni, është ngritur duke iu drejtuar Teas: "Pusho ti moj, kokrra injorantes, debile femër!, Mos mu ngri mua në këmbë, u bëre ti". Tea nga ana e saj ka shtuar "Të thëna nga ty, Edison, për mua s'kanë asnjë vlerë". Ky i fundit ka vazhduar për disa minuta ofendimet nga Teas, dhe fill pas kësaj kanë reaguar edhe banorët. Fatjoni është shprehur "Je duke folur me një femër, s'mund t'i drejtohesh ashtu".
Por Edisoni i është përgjigjur "Unë flas si të dua, me kë të dua. Nuk lejoj njeri të më thotë injorat". Pas kësaj situate të krijuar, banorët i janë afruar Teas duke e këshilluar të mos mërzitet dhe të mos bjerë pre e provokimeve të Edisonit. Pak minuta më vonë, Fatjon, i cil ndërhyri për të qetësuar situatën, ka zgjedhur të marrë veçmas Edisonin për ta qetësuar, duke i thënë se kjo situatë nuk duhet të ndodhte, sepse nuk mund t’i drejtohet ashtu një femre. /Anabel/
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
53/2
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
54.9%
-
Jo
43%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10653
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edhe Gjykata e Lartë refuzon të jetë pjesë Komisioni antikorrupsion të PS: nuk përshtatet me funksionin dhe misionin e gjyqtarit
3 Tetor, 15:02
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, 2 të plagosur
3 Tetor, 14:55
-
Putini nënshkruan ligjin që ua mundëson të pandehurve t’i bashkohen ushtrisë
3 Tetor, 14:51
-
PD përplasje e flakë në Kuvend, Analisti Yzeiri: Janë veç delinkuentë e idiotë! Kjo parti e ka mbyllur misionin prej kohësh
3 Tetor, 14:50
-
Ancelotti nuk kërkon justifikime: Me Lille s'meritonim as barazimin
3 Tetor, 14:40
-
Kosovë/ Shpërthim në pronën e ish kryetarit të Zubin Potokut
3 Tetor, 14:35
-
Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit/ Drejtoresha e ISHP: I gjithë viti duhet të jetë një tetor rozë! Ekspertja: Nëse nuk bëjmë teste jemi vetë fajtore
3 Tetor, 14:31
-
BE kërkon informacione nga YouTube, Snapchat dhe TikTok për algoritmet e përmbajtjes
3 Tetor, 14:29
-
Morinë, kosovari tentoi të hynte në Shqipëri me 18 mijë euro, i kishte fshehur në makinë
3 Tetor, 14:20
-
Alban Daci: Këta janë të gjithë njësoj, modeli krahasues është dështimi për të bërë diferencën!
3 Tetor, 14:14
-
Ilir Proda merr detyrën e betohet, Ministri Hoxha: Dua sa më shpejt formatimin e policisë së shtetit! Hapet gara për drejtorët në qarqe
3 Tetor, 13:53
-
Skandali tek Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK për të dhënë deklarime
3 Tetor, 13:40