SHBA me aleatët e saj kanë nisur që sot zbatimin e planit të tyre kundër shtetit islamik të Irakut dhe Levantit. Ata kryen një sulm ajror në një bazë ushtarake të ISIS, rreth 35 km larg Bagdadit, duke shënuar kështu një nga sulmet më të afërta që kur filluan sulmet ajrore amerikane.
Sulmet e reja vijnë një javë pasi presidenti amerikan Barack Obama paraqiti strategjinë e tij të re për të mundur lëvizjen xhihadiste. Gjatë kësaj kohë, ata kanë krijuar një koalicion të gjerë me aleatë për të luftuar terrorizmin.
SHBA ka kryer 160 sulme ajrore në të gjithë Irakun që nga muaji gusht. Sulmet e mëparshme janë kryer për të mbrojtur interesat amerikane, të personelit, si dhe ndihmën e refugjatëve irakianë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com