Nis zgjerimi i trotuarëve te Shallvaret, Veliaj: Jo më monopat rrëzë pemëve, por 4 herë më i madh

Nis zgjerimi i trotuarëve te Shallvaret, Veliaj: Jo më monopat rrëzë pemëve, por 4 herë më i madh

Puna për zgjerimin e Shallvareve

Zaptimi i hapësirave publike dhe i trotuarëve pas viteve ’90 ka qenë një nga shqetësimet e qytetarëve të Tiranës. Por Bashkia ka nisur punën për rehabilitimin dhe zgjerimin e tyre duke në të mirë të komunitetit. 

Sikurse shihni edhe nga këto foto, po punohet për zgjerimin e trotuarëve në rrugën pranë Pallatit të Shallvareve përballë Tajvanit duke lehtësuar kështu lëvizjen e qytetarëve dhe të karrocave për nënat me fëmijë.

Puna për zgjerimin tek trotuari i Shallvareve 

“Si ju, e di shumë mirë ç’kanë pësuar trotuarët në Tiranë - ngushtuar nga shtesa e sajesa që tani janë hipotekuar e nuk zhbëhen më! Ndaj kemi nisur zgjerimin e trotuareve aty ku ka mbi 4 korsi makinash! Trotuari te Shallvaret jo më monopat rrëzë pemëve, por 4x më i madh”, shkruan Veliaj në Twitter.

Zgjerimi i trotuareve po realizohet edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit duke u përmbushur kështu dhe premtimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, për rrugë dhe trotuare në dobi të qytetarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim