Nishani dekoron pas vdekjes
komisarin e ekzekutuar Artan Cuku

Nishani dekoron pas vdekjes<br />komisarin e ekzekutuar Artan Cuku
Me propozim të Ministrit të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar ish-komisarin Artan Cuku, me medaljen e Shqiponja e Artë (pas vdekjes).

Më 14 qershor, Ministri Demiraj i ka dhënë ish-Drejtuesit të Strukturave të Policisë së Shtetit, Artan Cukut (Pas vdekjes), Medaljen e Nderit, me motivacionin:

“Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”.

Kujtojmë se komisari Artan Cuku u vra në prill të këtij viti pranë banesës së tij në ‘Rrugën e Kosovarëve’ në Tiranë. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar para pak ditësh i dyshuari Mikel Shallari, 24 vjeç.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Flamur Vezaj: Distancohem, s’kam pasur asnjë ndërhyrje nga Artan Hoxha për persona të përmendur në dosjen e Suel Çelës

Gazetari Flamur Vezaj: Distancohem, s’kam pasur asnjë ndërhyrje nga Artan Hoxha për persona të përmendur në dosjen e Suel Çelës