Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar sot emrat e rinj të rektorëve dhe dekanëve të universiteteve publike në vendin tonë ku tha se profesorati i triumfoi trysnisë së krimit.
Nishani ka folur edhe për autonominë e universiteteve dhe ligjin e arsimit të lartë ku shtoi se vota e lirë është procesi më i rëndësishëm në demokraci dhe se reforma e arsimit të lartë ka në fokus universitetin.
Ai theksoi domosdoshmërinë e forcimit të autonomisë vendore, ndërkohë që shtoi se qasjet e imponuara autoritare janë fatale.
“Përgëzime rektorëve dhe dekanëve për zgjedhjen. Vota e lirë është procesi më i rëndësishëm në demokraci. Profesorati triumfoi ndaj trysnisë së krimit. Reforma e Arsimit të Lartë ka në qendër Universitetin. Reforma synon të forcojë autonominë. Vota e lirë është mekanizëm vendimtar në demokraci. Autonomia universitare është e nevojshme për vendimmarrjen. Të forcohet autonomia e universitare. Qasjet e imponuara autoritare janë fatale. Liri akademike , financiare dhe përzgjedhëse. Universitetet kërkojnë cilësi, cilësinë e përbëjnë elitën’ tha Nishani.
Këto deklarata u bënë gjatë ceremonisë për dekretet e emërimit në presidencë, ku Presidenti Bujar Nishani u dorëzoi dekretet rektorëve të rinj të universiteteve publike.
Presidenti Nishani u dorëzoi dekretet e emërimit rektorëve të: Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni; Universitetit të Vlorës, Roland Zisi; Universitetit Bujqësor, Bari Mysabelliu; Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi; Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Bektash Mema; Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi; Universitetit të Durrësit, Kseanela Sotirovski; Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi; Universitetit të Korçës, Ali Jashari; Universitetit Politeknik,Andrea Maliqari dhe të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO