Pasi ndoqi me ëndje së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani një natë më parë programin artistik të Festivalit Foklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës, ku kënduan artistë shqiptarë nga Diaspora në SHBA, nga Kosova, Qarku i Elbasanit si dhe i Vlorës, Presidenti Bujar Nishani, i shoqëruar edhe nga Kryebashkiaku Flamur Bime, e nisi vizitën e tij të punës me një kafe me udhëheqës të bashkësive fetare, artistë, personalitete dhe pinjollë të familjeve të shquara gjirokastrite në Klubin e Gjuetarëve në Pazarin Historik.
Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit, Presidenti Nishani theksoi se "duhet të krenohemi me kulturën dhe traditat gjirokastrite, sepse janë të mbushura e të karakterizuara nga atdhedashuria. Ato janë një vlerë e shtuar e pasurisë sonë kombëtare. Si Kryetar i Shtetit kam ndërmarrë nismën për të promovuar vlerat intelektuale, shkencore, kulturore, artistike dhe atdhetare të vendit dhe të kombit tonë".
Kreu i Shtetit shqiptar, vlerësoi në shtëpinë e Topullarëve në lagjen Dunavat me Dekoratën "Nderi i Kombit" (pas vdekjes) Çerçiz Topullin, me rastin e 100-vjetorit të rënies, me motivacionin: "Për kontributin e tij epokal në luftën deri në flijim për lirinë e kombit, forcimin e shtetit të pavarur, moscenimin e trojeve të atdheut, si dhe mbrojtjen e dinjitetit shpirtëror, kulturës, gjuhës dhe shkollës shqipe".
Në fjalën e tij, Nishani u shpreh se "Gjirokastra tashmë, pasuri e kulturës botërore është pranuar gjerësisht kurorë e bukurisë dhe krenari e Shqipërisë. Atë e gjen në çdo guidë turistike dhe rekomandim për ta vizituar".
"Festivali Folklorik Kombëtar ngelet shkëlqimi vezullues i traditës dhe botës sonë shpirtërore, dhe natyrisht Gjirokastra me konfiguracionin e saj magjik është padyshim një panteon ku takohen dhe i japin jetë njëra-tjetrës tre trashëgimi, ajo etnokulturore, historike dhe arkitektonike. Ndërkohë banesa karakteristike qytetit ngelet shfaqja më unike e gjenit tonë krijues dhe e pakrahasueshme me asnjë tjetër sikurse do të përcaktohej nga vetë UNESCO-ja", deklaroi Kreu i Shtetit.
Ndër të tjera, Nishani garantoi se "do të jem me ju pas çdo projekti që synon rritjen e mirëqenies, ruajtjen e trashëgimisë, vijimin e mëtejshëm për të investuar në hapjen e të gjitha mundësive përmes donatorëve të ndryshëm, vende pune për aq sa mund të kontribuoj me shpirt dhe me zemër Presidenti i Republikës. Ju siguroj se do të jem gjithmonë në mbështetjen tuaj për të mbajtur gjallë pasurinë e madhe që ka dhe trashëgon ky qytet, për të zhvilluar ekonominë dhe për të lartësuar dëshirën për të jetuar këtu, në Gjirokastër".
Mes emocionesh të veçanta, Nishani u dorëzoi titullin "Naim Frashëri" Ansamblit Folklorik "Lunxhëria" me udhëheqës artistik Koço Vasilin, si dhe Grupit Polifonik "Libohova". Me titullin "Mjeshtër i Madh", Presidenti vlerësoi grupin Polifonik "Argjiro" me drejtues Roland Çenkon, si dhe grupin Polifonik "Ergjëria" me udhëheqës Arjan Shehun.
Gjatë kësaj ceremonie të zhvilluar në shtëpinë-muze të Çerçiz e Bajo Topullit, Kreu i Shtetit vlerësoi edhe Ilirjan Llurin me titullin "Naim Frashëri", Stavro Çatin me titullin "Mjeshtër i Madh" si dhe Stefan Arsenin me titullin "Për merita të veçanta civile". /atsh/
/Shqiptarja.com