Nishani s’shkarkoi Cekën
kërkoi “imunitet” në Greqi

Nishani s’shkarkoi Cekën<br />kërkoi “imunitet” në Greqi
TIRANE- Zbardhet arësyeja se përse Presidenti Bujar Nishani ka shtyrë për më tej firmosjen e shkarkimit të ambasadorit shqiptar në Itali, Neritan Ceka, duke refuzuar për momentin kërkesën e bërë nga ana e Ministrisë së Jashtme. Hetimi i hapur nga prokuroria e Kallamatës në Greqi për një aksident me automjetin e tij të cilin e drejtonte vetë Ceka, ka qënë shkaku i refuzimit të kreut të shtetit për të firmosur shkarkimin e kreut të ambasadës shqiptare në Romë. Burimet bëjnë të ditur se Ceka ka kërkuar vetë një gjë të tillë, me arsyetimin e hetimit dhe marrjes së vendimit nga gjyqësori grek, ndërkohë që ai ështe i veshur me “petkun” diplomatik.

Çka mendon se mund të krijojë një koracë mbrojtjeje diplomatike ndaj një vendimi më të rëndë të mundshëm nga gjykata greke për dëmin e shkaktuar gjatë përplasjes së tij. Ngjarje që ka ndodhur para një viti, kur Neritan Ceka ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij personale në drejtim të Athinës. Gjatë rrugës, në zonën e Kallamatës ai është përfshirë në aksident, ku ka pasur dëme materiale. Siç mësohet ai ka qenë vetë në drejtimin e makinës. Ndaj diplomatit Ceka është hapur çështje penale për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Një muaj më vonë, prokurori i kryeqytetit Adnan Kosova i nisi MPJ praktikën me kërkesën që mban firmën e ish-Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Turdiu për marrjen në pyetje të diplomatit shqiptar.

Seanca e parë ndaj të pandehurit Ceka nisi në Gjykatën e Kallamatës më 25 shtator 2013, ndërsa thuhet se ai do të paraqitet me vullnetin e tij në gjykatën greke dhe më pas për të përfunduar këtë hetim. Pikërisht kjo procedurë që ka kaluar tej limiteve të parashikuara ka bërë që dosja e shkarkimit të ambasadorit tonë në Itali Neritan Ceka të vihet mënjanë nga Presidenti Bujar Nishani, pavarësisht se sipas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, ai kishte kaluar moshën e pensionit sepse është në moshën 72 vjeçare dhe për më tepër është futur në shërbimin diplomatik nga politika dhe jo i ardhur për shkak të karrierës. Ende mbetet mister se sa do të zgjasë pritja për lirimin nga detyra të Cekës, pasi gjithçka është e varur nga vendimi që do të japë Gjykata e Kallamatës, për aksidentin me pasojë dëme materiale të shkaktuar nga ambasadori ynë në Itali.
 
Shkurtimet në diplomaci
Shërbimi diplomatik pranohet jo vetëm nga drejtuesit të rinj të Ministrisë së Punëve të Jashtme se është tejet i fryrë, por dhe nga ish-ambasadorë, politikanë dhe njohës të pavarur të diplomacisë. Burimet brenda selisë së Diplomacisë shqiptare bëjnë me dije se disa prej ambasadave në disa vendeve do të shkrihen, dhe do të mbulohen nga shërbimi diplomatik i vedit fqinj. Kështu burimet brenda Ministrisë së Jashtme saktësojnë se pritet të shkurtohet 25-30 përqind e shërbimit diplomatik. Dhe në këtë reformë pakësuese të personelit që shërben jashtë vendit për interes të shtetit shqiptar hyjnë shkrirja e disa ambasadave, kryesisht në ato vende ku Shqipëria jo vetëm që nuk ka emigrantë apo banorë të saj, por as interes ekonomik, në disa vende që janë në të njejtën linjë dhe që një ambasador mund t’i mbulojë disa shtete, por dhe personeli në ato ambasada që nuk do të lëvizin.

Mësohet se në disa avende të ish-Jugoslllavisë do të hiqen ambasadorët, për të qënë vetëm në njërin prej tyre, dhe për të mbuluar zonat përreth, pasi është vështirë që të ketë ambasador në një shtet që ka afër 700 mijë banorë, më pak se Tirana. Mësohet se dhe në disa vende aziatike, të Amerikës Latine, por dhe në Evropë që nuk përbëjnë ndonjë interes për Shqipërinë, është një investim i kotë që të ketë ambasadë. Njëherësh pritet që të kooperohet dhe me Ministrinë e Jashtme të Kosovës për ndonjë përfaqësim reciprok në ambasada ku nuk kemi ose nuk kanë shërbim diplomatik. Ndërsa pritet që të ketë dhe një zëvendësim të pjesës më të madhe të ambasadorëve, 22 të tillë, të cilëve u ka skaduar mandati dhe janë madje deri në tetë vite në të njejtën ambasadë. Ndërsa një pjesë tjetër janë mbi moshën dhe nuk pritet asnjë ripërtëritje e angazhimit të mëtejshëm diplomatik.
 
Shkarkimet
Javë më parë presidenti Bujar Nishani me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme ka shkarkuar gjashtë nga ambasadorët më të rënësishëm shqiptarë, për shkak se disa kishin kaluar moshën, disa të tjerë ishin shumë vite në të njejtin vend. Ndërkohë që është lënë pa shkarkuar vetëm ambasadori ynë në Itali, Ceka.

Shkrimi u publikua sot (7.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi! Zv.ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi! Zv.ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor në Tiranë