Presidenti Bujar Nishani për arsye qe ende nuk dihen ka vendosur të shmangë takimin me ambasadorët shqiptarët nëpër botë.
 
Këta të fundit pas takimit që zhvilluan me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta, sipas axhendës iu drejtuan Presidencës ku duhej t'i priste Bujar Nishani.
 
Në fakt, kreu i shtetit kishte qenë në një takim por me ish-ambasadorin Neritan Ceka dhe të tjerë diplomatë të liruar nga detyra nga Ministria e Jashtme.

Në momentin që ministri, zv/ministrat dhe i ngarkuari me Punë në Vatikan, Visar Zhiti kaluan oborrin e pasëm të Presidencës, u lejuan të shkonin tek dera ku i priste Drejtori i Kabinetit Olsi Lase për t'i njoftuar se takimi anulohej. Motivi: "Presidentit i kishte dalë një punë".
 
Më pas ai u ka kërkuar ambasadorëve që të largohen nga ambientet e Presidencës.  


Redaksia Online
Shqiptarja.com