Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një takim me bashkëreporterët e Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly është shprehur se zgjedhjet e ardhshme rrezikojnë votën e lirë. Kjo sipas tij vjen pas penetrimit gjithnjë e më të hapur të krimit në manipulimin dhe tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve.
Ai theksoi se kjo çeshtje duhet adresuar pa humbur kohë dhe në mënyrë të prerë nga të gjithë aktorët, përfshirë asistencën nga partnerët ndërkombëtarë
Nishani vuri në dukje ndryshimet kushtetuese të miratuara konsensualisht në Parlamentin shqiptar, përfshirë reformën e thellë gjyqësore, si procese shumë të rëndësishme për vendin. Duke pohuar rëndësinë e përparimit të këtij procesi, si dhe domosdoshmërinë për të vijuar bashkëpunimin dhe miratimin gjithëpërfshirës të paketës shoqëruese ligjore, Presidenti theksoi pritshmërinë e lartë që ka krijuar ky proces tek qytetarët shqiptarë. Në këtë kontekst Presidenti Nishani theksoi se duhet shmangur me çdo kusht kapja e këtij procesi dhe institucioneve që krijohen prej tij nga çdo grup interesi, pasi vetëm kështu do të arrihet zbatimi efikas i tij në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë
Ndërsa sa i përket çështjes së pronave Nishani shprehu shqetësimin e përsëritur mbi trajtimin me dy standarde që iu bëhet të pronarëve të hershëm dhe të rinj në vend.
Presidenti Nishani vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e demokracisë si shtyllat bazë të misionit të tij, si dhe kontributin e këtij institucioni prestigjioz ndërkombëtar për përparimin e Shqipërisë në këto fusha.
Po kështu, duke iu bashkuar shqetësimit të të persekutuarve politikë prej regjimit komunist, të shprehur përmes shoqatave të tyre të përfaqësimit, Kreu i Shtetit solli në vëmendje mungesën e përparimit në plotësimin e angazhimeve që ka marrë Shqipëria në kuadër të dy rezolutave të miratuara nga Këshilli i Evropës në vitet 1996 dhe 2006, mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, dhe domosdoshmërinë për t’i adresuar menjëherë ato me vendosmërinë dhe përmasën e merituar.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com