Nisin aplikimet për në Universitet
 ja lëndët që duhet të zgjidhen

Nisin aplikimet për në Universitet<br /> ja lëndët që duhet të zgjidhen
TIRANË - Maturantët e Tiranës nisin sot plotësimin e formularit A1. Aplikimi do të nis vetëm për maturantët në qytet dhe do të vazhdojë edhe në 26 mars. Ndërkohë maturantët e tjerë në qarkun e Tiranës do të aplikojnë në datën 26 mars, sipas kalendarit që ka miratuar Agjencia Kombëtare e Provimeve. Bashkë me kalendarin, AKP ka zbardhur edhe lëndët konfliktuaale që nuk mund të zgjidhen me formularin A1. Në ditën e pare të aplikimit Ministria e Arsimit u bën apel maturantëve që të bëjnë kujdes me lëndët që do të zgjedhin. Ekspertët e MAS sygjerojnë që të zgjidhen lëndët që maturantët ndihen më të sigurt dhe jo lëndët me koeficientin më të lartë.

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit për vitin 2016, përcakton se matura do të jetë dalëse, po janë universitet ato që i kanë dhënë rëndësi provimeve. Një pjesë e isntitucioneve të arsimit të lartë kanë përfshirë në formulën e pranimit të studentëve të rinj edhe notat e provimeve me zgjedhje. Ashtu si vitin e kaluar, për 2016 do të jepen 5 provimeve, 3 të detyruara dhe 2 me zgjedhje. Shuma e krediteve për dy lëndët me zgjedhje nuk duhet të jetë më pak se 8.

Datat
Gjithashtu Ministria e Arsimit ka përcaktuar edhe datat e provimeve të maturës shtetërore 2016, të cilat do zhvillohen nga data 4 deri në 27 qershor. MAS ka miratuar udhëzimin për datat e provimeve, ku i pari do të jetë testi i Gjuhës së Huaj në 4 qershor. Provimi i dytë do të jetë në Gjuhë Letërsi në datën 11 qershor dhe provimi i matematikës do zhvillohet në 17 qershor.

Në datën 24 qershor do zhvillohen provimet me zgjedhje. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit testi për 3 provimet e detyruara do të përmbjë 25 pyetje, nga të cilat 13 me alternativa, që do vlersohen me 1 pikë secila dhe 12 me zhvillim që vlerësohen me 37 pikë.  Ndërsa provimet me zgjedhje do të kenë 20 pyetje, nga të cilat 10 me zhvillim dhe 10 me alternativa.

Mesatarja dysheme
Qeveria pritet të miratojë mesataren dysheme dhe poshtë kësaj mesatarje asnjë student nuk mund të aplikoj për në Universitet. Deri tani Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është shprehur se mesatarja dysheme do të jetë poshtë 6.5. Ndërkohë një pjesë e universiteteve kanë miratuar mesatare tjetër pranimi. Universiteti i Mjekësisë nuk do të pranojë asnjë student poshtë mesatares 8.

Formulari A1Z
Të gjithë kandidatët të cilët nuk kanë arritur të marrin një notë kaluese në njërin prej provimeve të maturës shtetërore duhet të plotësojnë sërish formularin A1Z për të hyrë në procesin e maturës së këtij viti. Nga ana tjetër, kandidatët që në Maturën Shtetërore kanë zgjedhur për të dhënë tri lëndë provime me zgjedhje dhe kanë mbetur në dy prej provimeve duhet të zgjedhin vetëm një lëndë nga lista 24 lëndëve të publikuar në udhëzimin e MAS. Po kështu, ata kandidatë që kanë kryer maturën 2012 dhe rezultojnë kalues në dy prej provimeve me zgjedhje duhet të pajisen me diplomën e maturës.

Po çfarë do të ndodhe me kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2016-s dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare? “Kandidatët të cilët kanë marrë një dëftesë pjekurie para vitit 2006 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare, do t’ju njihen dy nga provimet e detyruara që përputhen me D1 dhe D2, ose provimet e njëvleftshme me to, të njehsuara nga DAR/ZA-të. Përveç kësaj ata duhet të japin provimet me zgjedhje duke plotësuar formularin përkatës”, thuhet në udhëzimin e MAS.



  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën