Pas fitores së mbrëmshme ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania” kuqezinjtë kryesojnë grupin. Në tre ndeshjet e mbetura, tashmë janë ndër favoritët për të siguruar një nga dy vendet e para që të çojnë në Gjermani 2024.
Ka një sërë kombinimesh rezultatesh që të çojnë drejt këtij objektivi, por ka që tani një “kuotë minimale” që ta garanton praninë në turne.
Matematikisht, nëse Shqipëria siguron 5 pikë në tre ndeshjet e mbetura në grupin e saj, do të ketë të sigurt biletën për turne në Gjermani, pasi do të bëhej një nga dy skuadrat e para në grup.
Duke llogaritur që 2 nga 3 ndeshjet e kuqezinjve janë në “Air Albania”, ky objektiv bëhet mëse i arritshëm.
NDESHJET QË MBETEN NË GRUPIN E
12.10.2023
Shqipëri-Çeki
Ishuj Faroe-Poloni
15.10.2023
Çeki-Ishuj Faroe
Poloni-Moldavi
17:11.2023
Moldavi-Shqipëri
Poloni-Çeki
20:11.2023
Çeki-Moldavi
Shqipëri-Ishujt Faroe
unë them wë tash që fituam me Polinine,duhet te luajne per tre fitore,9 pikë sepse eshte e mundur. Minimumi mund te jete barazim me çekët dhe dy fitore ,me Moldavine dhe Ishujt Faroe,pra 7 pikë. Gjithsesi,psikologjikisht duhet të përgatiten për një finale me Çekët.
PërgjigjuTë mundesh çeket ne Tirane, e mundur nese Nuk luajne si te kualifikuar dhe me kembe ne toke. Barazimi eshte i arritshem. Dhe nje fitore e sigurte me I faroe! Sidoqofte, beteja eshte mes Polonise dhe Cekise, dhe kjo i krijon me lehtë si shqiptareve.
Përgjigju