Që prej 11 shtatorit policia i ka dhënë fund sensibilizimit për ndryshimet e reja në Kodin Rrugor. Tashmë kanë nisur ndëshkimet për drejtuesit mjeteve që nuk përdorin pajisjet fiksuese. Që prej datës 11 shtator janë vendosur mesatarisht 80 gjoba në ditë nga policia.
Sipas burimeve të Policisë rrugore, masat administrative që janë vënë kanë vijuar nga 5- 15 mijë lekë të reja, që kanë nisur të vihen që nga 11 shtatori.
Ndërkaq në ditët në vijim, drejtues të policisë rrugore të kryeqytetit paralajmërojnë se do të ndëshkojnë dhe marrin masa të rrepta për ata drejtues mjetesh që nuk zbatojnë sistemet e fiksimit për fëmijët nën moshën 4 vjeç si dhe rripat e sigurimit për fëmijët deri në 12 vjeç.
Në këto raste parashikohet edhe pezullimi i lejes së drejtimit nga 6 muaj deri në një vit. Ndërkaq numrin më e madhe e masave administrative, janë vënë gjatë datave 11- 12 shtator.
Angazhimi i policisë në mbarëvajtjen e trafikut për shkak të ditës së parë të shkollës dhe punimeve në segmente të ndryshme të kryeqytetit, ka ulur numrin e ndëshkimeve për sistemet e fiksimit. Por masat dhe kontrollet rigoroze pritet të rikthehen sërish nga policia e kryeqytetit në ditët në vijim.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO