Nisin regjistrimet në universitet
afatet dhe si shpalleni fitues
Afat 48 orë për t’u regjistruar. Si mund të rishpalleni fitues kur ka kuota të lira
Studentët që nuk janë shpallur fitues në fazën e parë, kanë ende shance për të qënë pjesë Universiteteve publike ose private. Prej datës 1 tetor kanë nisur regjistrimet në faza 48-orëshe për të gjitha kuotat e paplotësuara. Nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka bërë publik hapat që duhet të ndjekin studentët për tu shpallur fitues.
“Periudha 1 tetor deri në 14 tetor është e ndarë në 7 faza 48-orëshe. Secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në njërin apo disa programe studimi nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit.
Kur ai është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë IAL-së ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48-orësh. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai humbet të drejtën e regjsitrimit, në ato programe studimi ku ishtë shpalllur fitues në atë fazë. Për programet e studimit të ofruara nga universitetet private të cilat nuk parashikojnë kritere shtesë, nuk aplikohet ndarja në faza 48-orëshe”, - thuhet në udhëzimin e MASR.
Kuotat e paplotësuara“Në rast se pas çdo faze konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Këta fitues të rinj mund të regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë në datën 14 tetor 2017. Për programet e studimit me kuota të paplotësuara të cilat nuk ka aplikantë në pritje, do të rikthehen në garë aplikantët e shpallur fitues në fazat paraardhëse, të cilët nuk rezultojnë të regjistruar në programe të tjera studimi. Rikthimi në garë kryhet sipas listës së renditjes së aplikantëve për raundin e dytë.
Regjistrimi i kandidatit, i cili paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij kryhet pranë sekretarive mësimore nga data 10 deri më 14 tetor, sipas dokumentit të dorëzuar në momentin e aplikimit. Kuotat e paplotësuara, plotësohen me kandidatët e renditur sipas pikëve të fituara mbas vijës së kuqe, brenda datës 24 tetor 2017”,- thekësohet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.
Kuotat e liraVetëm në Universitetin e Tiranës janë më shumë se 1 mijë kuota të lira. “Për raundin e dytë në UT kemi 1020 kuota bosh. Fakulteti i Shkencave Sociale 179, Fakulteti i Shkencave të Natyrës 282, Fakulteti i Drejtësisë 30, Ekonomia 96, Histori dhe Filologjia 102, Gjuhët e Huaja 229”, - tha pak ditë më parë Rektori i UT-së
Mynyr Koni.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.1%
-
Jo
50.8%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8881
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Senatit akademik shfuqizon vendimin e Konit për shkarkimin e zv. dekanes Eliona Kulluri
23 Korrik 2020, 22:01
-
Ministria e Arsimit e zhgënjyer prej tij, Koni i prerë: Universiteti i Tiranës nuk i mban zgjedhjet me 30 korrik
22 Korrik 2020, 14:30
-
Ministria e Arsimit njofton për procesin zgjedhor në universitete: Rektor Koni ka zhgënjyer, të tregohet bashkëpunues
22 Korrik 2020, 08:58
-
Studentët nuk i falin Konin e Kulen për diplomat: Përgjegjësit para drejtësisë, të bëhet mësim
16 Korrik 2020, 16:10
-
Merr fund zvarritja 1-vjeçare, Mynyr Koni firmos diplomat e studentëve të Ekonomikut
15 Korrik 2020, 13:51
-
Koni: Kule dhe Hoxha krijuan kaos, KIZ-in s'e njoh, në 30 korrik s'ka zgjedhje në Universitetin e Tiranës, prokuroria të hetojë
8 Korrik 2020, 13:39
-
Kule akuzon sërish Konin për diplomat, studentët në rektorat për të dorëzuar listat emërore (VIDEO)
2 Korrik 2020, 10:57
-
Koni refuzon serish të firmosë 315 diploma për 'Ekonomikun', studentja: Afati deri më 8 korrik, më pas çështja në Gjykatën Administrative
29 Qershor 2020, 18:10
-
Studentët e Ekonomikut pa diploma, Koni: Do firmos kur dekani të më përcjellë listën përfundimtare! Shahini e njëanshme
29 Qershor 2020, 15:42
-
Konflikti Kule-Koni mban 'peng' studentët, prej një viti sorollatje për diplomat: Nëse nuk zgjidhet për 10 ditë e çojmë në gjykatë
24 Qershor 2020, 12:04
-
Paditi anëtarët e KIZ për zgjedhjet gjatë pandemisë, Prokuroria rrëzon kallëzimin e Mynyr Konit
10 Qershor 2020, 17:42
-
Mynyr Koni letër publike Ramës: 4 persona pengojnë funksionimin normal të UT-së
22 Maj 2020, 22:26