Nisin regjistrimet në Universitet,afat 
deri në 16 tetor, bllokohet serveri

Nisin regjistrimet në Universitet,afat <br />deri në 16 tetor, bllokohet serveri
Nisën sot regjistrimet e studentëve të rinj në Universitet. Numri i lartë i maturantëve fitues, që kërkojnë të regjistrohen ka bërë që server i Ministrisë së Arsimit të bllokohet. Shumica e kandidatëve fitues nuk kanë mundur të regjistrohen online. Sipas Ministrisë së Arsimit, bllokimi i serverit ka ardhur pasi vetëm në datën 13 tetor, e kanë vizituar portalin rreth 23 mijë persona. 

Ndërkohë pranë sekretarive mësimore në Tiranë, maturantët qëndronin në radhë për të dorëzuar dokumentet. Duke qenë se është dita e parë e regjistrimeve, studentët e rinj kanë mbajtur radhë për orë të tëra, në mënyrë që të regjistrohen ne sekretari. Të dhënat zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, tregojnë se në ditën e parë janë regjistruar rreth 1800 maturantë fitues. 

Për tu regjistruar kandidatëve u duhen diploma e shkollës së mesme, dokument identifikimi, 2 fotografi dhe një deklaratë që plotësohet pranë sekretarive mësimore. Regjistrimet në Universitet do të jenë të hapura deri në datën 16 tetor, më pas do të vijohet me raundet e tjera.

Ministria e Arsimit thekson se ata maturantë që kanë fituar një ose disa degë, të cilët nuk regjistrohen, nuk do të kenë mundësi që në post raundet e tjera, të fitojnë përsëri të njëjtën degë. Në dy post raundet e tjera që do zhvillohet në datën 17 dhe 19 tetor, do të mund të shpallen fitues, ata që nuk kanë fituar asnjë degë, apo maturantët fitues që zgjedhin të presin për të fituar një degë tjetër.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur