Nisin reshjet e para të dëborës në vend, zbardhet Dardha e Korçës (Video)

KORÇË - Dëbora e parë ka nisur të bjerë edhe në vendin tonë. I pari është zbardhur Qarku i Korçës.

Mësohet se bora ka nisur të bjerë prej dy orësh në fshatin turistik të Dardhës. Kjo është dëbora e parë në vend dhe me rënien e saj duket se ditët me diell kanë mbaruar për këtë vit dhe dimri ka trokitur zyrtarisht. 

Reshjet kanë gjetur të papërgatitur drejtuesit e automjeteve por edhe turistët që udhëtojnë drejt Dardhës. Për normalizimin e qarkullimit në aksin Dardhë-Korçë është dashur hedhja e skorjes në rrugë dhe përdorimi i zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve.  

Reshje dëbore por me intensitet të dobët ka pasur edhe në qytetin e Korçës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë