Nisja e dobët, kapiteni i Flamurtarit: S'jemi përshtatur ende me futbollistët e rinj, por kthesa do vijë

Nisja e dobët, kapiteni i Flamurtarit: S'jemi përshtatur ende me futbollistët e rinj, por kthesa do vijë

Kapiteni i Flamurtarit Andi Ribaj

I nisur me pretendimin e madh për t’u rikthyer në Superligë, por pas dy ndeshjeve të para në sezonin e ri të Kategorisë së Parë Flamurtari ka vetëm një pikë. Vlonjatët kanë humbur me Luzin dhe kanë barazuar me Peshkopinë, ndërsa kapiteni Andi Ribaj ka dhe arsyen përse rezultatet nuk janë ato që priteshin.

“Normalisht për objektivat që janë vënë nga klubi janë shumë pak pikë, por duhet pritur pak sepse kanë ardhur lojtarë të rinj në fundin e merkatos. Janë 5 lojtarë që janë pjesë e formacionit. Duhet pritur pak që të harmonizohen me pjesën tjetër të ekipit,”-u shpreh Andi Ribaj, futbollist i Flamurtarit.

Sfida e radhës për vlonjatët do jetë kundër Turbinës në transfertë.

“Ne kemi luajtur dy ndeshje miqësore me Turbinën që kanë përfunuar në barazim, por kemi prodhuar shumë me thënë të drejtën. Për nesër jemi shumë të mobilizuar dhe të karikuar që të marrim tre pikë,”- tha Andi Ribaj, futbollist i Flamurtarit.

Këtë sezon në Kategorinë e Parë përveç Flamurtarit janë të tjerë emra të mëdhenj si Dinamo dhe Skënderbeu.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale