Nisma ligjore / Zyrtarët do paguajnë nga xhepi i tyre dëmet që shkaktojnë në buxhetin e shtetit dhe pasuritë publike, rastet ndëshkimit e si llogaritet kostoja

Zyrtarë të të gjitha niveleve duhet të paguajnë nga xhepi i tyre dëmet e shkaktuara në buxhetin e shtetit, pasuritë publike, në mjedis etj., për shkak të veprimeve të tyre të paligjshme, mosveprimit, shpërdorimit të detyrë apo aferave korruptive. Kështu parashikon një projektligj i depozituar në Kuvend në 8 shkurt 2022 nga deputeti Bujar Leskaj. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe njësisë e auditimit të brendshëm konstatojnë çdo vit dëm ekonomik, të ardhura të munguara dhe keqmanaxhim të pasurive publike me kosto qindra milionë euro, dëm i cili nuk rikuperohet, pasi një kompetencë të tillë e ka vetëm gjykata, një procedurë që zgjat me vite dhe madje me dekada.

Nisma ligjore synon pikërisht të adresojë këtë fenomen, duke u ngarkuar drejtpërdrejt zyrtarët që kanë shkaktuar dënimin ekonomik, faturën e kthimit të parave në buxhetin e shtetit. Neni 4 i projektligjit parashikon që çdo punonjës publik, i cili gjatë punës ose jashtë saj, me dashje ose nga pakujdesia, i shkakton një dem pasuror interesave të subjektit publik, është i detyruar të shpërblejë dëmin e shkaktuar. Projektligji për përgjegjësinë financiare të punonjësve publike, përjashton nga përgjegjësia financiare vetëm gjyqtarët dhe prokurorët.

Dëmet që duhet të kompensohen përfshijnë vendimmarrjet e paligjshme, dëmet me pasoja penale, të shkaktuara në gjendje të dehur apo nën efektin e drogës, nga moszbatimi i vendimeve të gjykatave, nga mohimi i të drejtave pasurore, përfitimet e padrejta si dieta dhe shpërblime, nga mungesa e inventarit të aseteve, nga sjelljet korruptive, vendimmarrjet e gabuara të anuluara nga gjykata, blerja e mallrave në mënyrë të panevojshme, nga moszbatimi i kontratave, dhënia e shpërblimeve të padrejta, emërimet dhe shkarkimet e padrejta, dëmtimi i pasurive publike, përdorimi i aseteve publike për interesa private etj.

Neni 13 i ligjit parashikon që përgjegjësisë financiare nuk do t’i shpëtojnë as ish zyrtarët, pra funksionarët që janë larguar nga detyra, por që dëmi financiar i shkaktuar prej tyre, zbulohet pas largimit nga detyra.

Kush do të caktojë përgjegjësinë financiare?

Kur dëmi është shkarkuar nga titullarët organeve publike, procedurat e caktimit të përgjegjësisë financiare kryhen nga Avokatura e Shtetit, sipas rregullave të hollësishme. Kur dëmi është shkaktuar nga krerët e kompanive, ku shteti zotëron më shume së 50 % të

aksioneve, përgjegjësinë financiare e cakton Bordi, Këshilli Drejtues i Ndërmarrjes apo Këshilli i Njësisë Qeverisjes Vendore, i cili vendos me shumicë të thjeshte votash të anëtareve të pranishëm. Kur dëmi është shkarkuar nga bordet, këshillat drejtuese, apo këshillat e njësisë së qeverisjes vendore, përgjegjësinë financiare e cakton Avokatura e Shtetit.

Si përcaktohet dëmi financiar?

Baza kryesore për përcaktimin e dëmit financiar janë raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por, përgjegjësia financiare vendoset edhe në bazë të vendimeve të gjykatave të formës së prerë, raporteve të strukturave të financës, auditimit të brendshëm dhe çdo informacioni zyrtar që vërteton shkaktimin e një demi pasuror ndaj subjektit. Meqenëse nisma ligjore nuk është propozuar nga qeveria, mbetet për t’u parë qëndrimi i maxhorancës për këtë projektligj.

(Kliko këtu për të lexuar nismën ligjore)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 20/04/2022 18:59

    Vetem se propozuesi i ketij projektligji te rendesishem eshte individualisht Bujar Leskaj, asnje shans nuk ka qe te miratohet. Eshte e turpshme qe ky ligj teper problematik ne hartimin e tij, te mbetet ne propozim te Bujarit, qe nuk ka as moral dhe as kapacitet intelektual e profesional . Ligji per pergjegjesine fimanciare te punonjesve publike, ka shume vite perpara qe eshte shtruar si nevoje dhe Qeveria duhet t’a pershpejtoje miratimin e tij. Nuk ka nevoje as per mendjen e Bujarit , as pasardhesit ne KLSH. Raportet e tyre qe i paraqesin Kuvendit, jane te fryra me shifra e qindra miliona euro abuzime, thjesht tollumbace per perdorim politik e mediatik, pra sherbetore te politikes. Nese jane te bazuara, te na tregojne SA ESHTE SHUMA E DEMIT TE KTHYER NR ARKEN E SHTETIT ka kontrollet qe ka bere KLSH ??? ZERO . Po perse ? Sepse nuk jane te bazuara ne ligje e ne prova , prandaj shumica e denoncimeve e rekomandimeve per zhdemtime, perfundojne ne ZERO kthime ne arken e shteti. Jo se nuk ka veprimtari abuzive e korrupsion me fondet publike, por drejtues te KLSH si Bujar Leskaj, jo vetem qe jane te PAAFTE profesionalishtper te drejtuar ke institucion, por i sherbejne politikes e xhepit, duke “prodhuar rsporte auditimi” qe vetem pazarit politik e mediatik i sherbejne. A e keni pare ndonjehere MAXHORANCEN NE PARAMENT TE TRONDITUR NGA RAPORTET “Skandaloze ne shifra “ te paraqitura nga KLSH ?

    Përgjigju
  • Iris: 15/02/2022 02:51

    Ky projektligj eshte po aq i mire sa dhe idiot ne vetvete.Dhe kjo ndodh sepse ligjet penalizuese ne Shqiperi jane gjysmake.Ne vendet perendimore,vendimet gjyqesore per krime te cfaredo lloji jane te shoqeruara shpesh dhe me denime (gjoba)financiare.Ne Shqiperi,i shohim denimet qe jepen,me burg,me prove,etj,por vetem kaq,nuk besoj qe te jene shoqeruar me ndonje gjobe,ose me ndonje detyrim per kthim te vlerave te humbura monetare.Iniciativa e B.Leskajt,mirefilli,eshte e mire,por keto penalizime duhet t'i vendose vetem gjykata.Perpara se t'a detyrosh dike te ktheje parate,duhet t'a vertetosh me fakte dhe vendim gjyqi te formes se prere qe ky person me te vertete i ka bere keto shkelje,ndryshe asnje s'ka per te pranuar te paguaj,perkundrazi mund te kerkoje demshperblim.

    Përgjigju
  • Ermal: 14/02/2022 17:50

    Ne parim ok, por pjesa e shkarkimeve te padrejta me duket se do shkaktoje me shume probleme nga sa do te zgjidhe. Nese dikush shkarkohet, per cfaredolloj arsyeje, dhe nis nje proces ligjor kunder institucionit shteteror, sic eshte praktika, kush mbrohet ligjerisht: institucioni apo zyrtari? Ne rast se mbrojtjen e merr persiper institucioni dhe, sic ka ndodhur rendom humb, cfare detyrimi ligjor ka zyrtari te paguaje demshperblimin e vendosur nga nje gjyq ne te cilin ai nuk ka qene personalisht pale? Ne rastin e kundert, nese akuza ngrihet personalisht ndaj zyrtarit, kush i mbulon shpenzimet ligjore gjate procesit, dhe a nuk demtohet vete publiku nga mungesa e pjesemarrjes dhe vemendjes se zyrtarit ne detyren tij publike?

    Përgjigju
  • Flori: 14/02/2022 14:05

    Ky projekt propozim eshte per tu pershendetur. Edhe nese pasuria individuale eshte e pamjaftueshme per te zhdemtuar humbjet e krijuara nga veprimet apo mosveprimet, te pakten dergon nje sinjal qe cdo kush te mendohet mire para se te mari pergjegjesi publike apo te ndermarr veprime te dyshimta. "Frika ruan vreshtin".

    Përgjigju
    • Gjin Bue Shpata: 14/02/2022 15:48

      Dakord

  • Brut: 14/02/2022 13:08

    Nwse miratohet si ligj atehere po mund te themi qe eshte bere gjysem hapi perpara..

    Përgjigju
  • Elvis: 14/02/2022 13:07

    Me ne fund, ajo qe duhej te ishte bere ligji i pare i “demokracise”. Te shohim qendrimin e PS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë