Ekspertë arti, gjatë analizimit të pikturave të Pablo Picassos me rreze infra të kuqe, kanë zbuluar pamjen e një burri misterioz në sfondin e pikturës “Dhoma Blu” realizuar në vitin 1901. Piktura e burrit në sfond duhet të jetë bërë në fillim të karrierës së Picassos dhe më pas është pikturuar sërisht mbi të.

Misteri i këtij veprimi ka shtyrë ekspertët të zbulojnë se kush është identiteti i këtij njeriu, çlidhje kishte me Picasson dhe pse ai vendosi të pikturonte sërisht mbi këtë pikturë. Përgjegjësja e kërkimit që po zhvillohet në Washington D.C., Susan Frank, shprehet se qëllimi i kërkimit të tyre është për të kuptuar llojin e personave që i interesonin Picassos në këtë periudhë të hershme të karrierës së tij.

Dukë kërkuar në Muzeun Piccaso në Barcelonë dhe një tjetër në Paris, ku mbahen veprat e tij, ata besojnë se do të zbulojnë shumë informacione të rëndësishme për të plotësuar këtë puzzle. Informacionet mbi njeriun e ulur dhe me dorën e djathtë duke prekur faqen mund të ndihmojnë kërkuesit për të zbuluar proçesin e ndryshimit të stilit të artistit të famshëm që vdiq në Francë në vitin 1973, në moshën 91 vjeçare.

Studiuesja Patricia Favero e cila ka harxhuar orë pafund duke analizuar pikturën dhe duke shqyrtuar studime të mëparshme mbi veprën e Picassos shprehet se Picasso njihej për pikturat e tij të bëra mbi piktura të hershme megjithatë rëndësia e këtij rasti vjen për shkak se ajo është realizuar në një periudhë tranzitore në jetën dhe karrierën e tij, kur ai u transformua në arstistin e talentuar që ne njohim.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)