SHBA - Një bloger thotë se ka arritur të dallojë një hardhucë që “shëtit” nëpër planetin e kuq. Ai është nga Japonia dhe për këtë që ka parë, ka lajmëruar faqen e internetit “UFO Sightings Daily”.
Ajo që thotë është tërësisht e pabesueshme dhe pa baza, megjithatë, blogeri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mbron idenë se NASA, po dërgon jetë në Mars, për testime shkencore.
Kjo foto është lëshuar nga Agjencia e Hapësirës në muajin mars, por vetëm syri i japonezit ka arritur të dallojë hardhucën. “Duke qenë se në Mars ka sasi të vogla uji, është e mundur që të gjesh krijesa të tilla në të…edhe pse duhet thënë që është mjaft e rrallë”,-shkruan Scott Waring, drejtues i website UFO.
Sipas tij, mund të jetë NASA ajo që vendos kafshët në këtë planet, për të parë sjelljen e tyre e për të kryer teste të ndryshme.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com