Që Leonora iku dje nga kjo jetë, për faqet e medias, do të jetë një ngjarje tragjike, por edhe kërkime për informacione pa fund se ku i kishte rrënjët dhe çfarë tagri kishte në shoqëri e familje. Por Leonora, u nda nga kjo jetë në krye të detyrës, në zyrat e një banke ku çdonjëri prej nesh shkon përditë; u nda nga kjo jetë duke lënë pas dy vajza adoleshente, që nënën në këtë moment, edhe për moshën e tyre dhe të sajën, do e kishin shoqe.
Bilanci tragjik i këtij viti, ku për tre muaj, kemi tre jetë grash e vajzash të ikura nga kjo jetë me plumba kallashi a pistolete, do të thotë shumë. Asnjëra prej tyre nuk ishte objekt i ndonjë hakmarrjeje nga fise të ndryshme, por thjesht i dhunës: Megi, vajza 25 vjeçare u vra te komuna e Parisit, sepse aty ishte duke pirë një kafe me të fejuarin e saj dhe plumbat që duhet të vrisnin dikë tjetër, vranë atë krejt rastësisht; Eleni, gruaja 35 vjeçare, deri tani dyshohet se është vrarë nga hakmarrja e bashkëshortit i cili donte të kishte një tjetër lidhje dhe të martohej me një tjetër njeri; ndërsa dje Leonora 44 vjeçare u vra në zyrën e saj, në punën e saj, në shërbim të qytetarëve. Por ishte nëna e dy vajzave, e cila punonte çdo ditë të vitit për të marrë një rrogë. Që në mënyrën si të gjitha femrat e kësaj shoqërie, ka vuajtur po ashtu vrasjen e dy vajzave në janarin e këtij viti. Por që kurrë s’do t’i kishte shkuar në mend, se në mars, plumbi do ta merrte dhe atë.
Askush s’po e ndal dot krimin më në këtë vend. Krimin e drejtuar kuturu, në përpjekje për të qenë ai i parë në shoqëri, dhe jo kjo e fundit. Forcat e rendit, të pafuqishme të ndryshojnë realitetin heshtin, nëpër aksione të zhurmshme dhe të dhunshme, që rrisin ndjenjën e revoltës te qytetarët por nuk ulin aspak kriminalitetin. E sikurse çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë, krimi nuk u lidhkërka me pozicionin e punës së një drejtori në polici, por me mungesën e vigjilencës së një strukture të tërë, e kalbëzuar, deri në rrënjë. Kujtdo mund t’i ikë jeta në këtë vend. Dhe jeta jonë, vleka sa një rrogë. Madje më keq se kaq, mund të jesh pa rrogë fare...
(Shkrimi eshte botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com)
( ne foto: Leonora Kaloçi, arkëtarja e cila u vra dje në tentativen e grabitjes se deges se bankes NBG, Tirane)
/Shqiptarja.com