Një nga femrat më seksi në botë:
Jam tradhtuar nga shumë partnerë

Një nga femrat më seksi në botë:<br />Jam tradhtuar nga shumë partnerë
Mesa duket të jesh seksi dhe e suksesshme nuk mjafton ta mbash partnerin pranë vetes. Ata janë të sëmurë dhe do të tradhëtojnë pavarësisht cdo gjëje, sepse nuk bëjnë dot ndryshe. Të paktën kështu mund t'i përkthejmë fjalët e modeles dhe aktores Kate Upton.

Bukuroshja 23 vjecare, e cilësuar shpesh si një nga femrat më seksi në botë, së fundmi ka rrëfyer se është tradhëtuar vazhdimisht nga të dashurit e saj. Ajo ka thënë se në të kaluarën zemra e saj është thyer disa herë, por beson se mënyra më e mirë për t’u përballur me dhimbjen e ndarjes, është që të shkëpusësh të gjitha lidhjet me ish­ të dashurit.

“Vazhdimisht jam tradhtuar nga të dashurit. Mendoj se secili në një formë apo tjetër, është tradhtuar gjatë jetës së tij. Mendoj se nëse dikush të lëndon në atë mënyrë, nuk është detyra jona për ta ndryshuar atë dhe nuk është detyrë e jona për të qenë atje derisa ai ta gjejë vetveten dhe ta kuptojë se kush në të vërtetë është ai. Prandaj, mendoj largimi dhe të qenit ajo që duhet të jesh, është gjëja më e mirë dhe më e rëndësishme në jetën tuaj”, ka deklaruar Kate.

Upton në të kaluarën ka qenë në romanca me emra të njohur si Justin Verlander, Tim Teboë apo Mark Sanchez. Ajo ka insistuar gjithashtu se pamja nuk është prioritet për të kur bëhet fjalë për meshkujt.





Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

9/5
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi