Një vend pa rini

Një vend pa rini
Shqipëria është një nga vendet me numrin më të ri të popullsisë. Një aset me vlera të veçanta për një vend që kërkon të fitojë me shpejtësi kohën e humbur, përmes zhvillimit të shpejtë me rezultate konkrete. 20 vjeçarët e vitit 90, tashmë janë prindër me fëmijë, të lindurit më 1990 janë votues dhe në prag të diplomimit universitar. Ndryshe nga brezat me të vjetër ata kanë pasur fat të lindin në një sistem të ri, kanë shijuar lirinë dhe hapësirën pakufi, por bashkë me to, janë rritur me të gjitha brengat e tranzicionit.

Ata po rriten në një botë gjithnjë e më teknologjike, para ekranit të TV, kompjuterit apo telefonave modernë, të bormbaduar me informacione të shumëllojshme dhe oferta të ndryshme për jetën. Kushdo që ka dëshirë të shkojë në shkollë, të studiojë në universitet, të lëvizë lirshëm – mund ta bëjë këtë pa sforcime të mëdha. Pra, formalisht rinia në Shqipëri ka gjithçka që nuk e kishte brezi i mëparshëm. A mjafton kjo? Natyrisht që jo.

Rinia shqiptare meriton të matet jo me rininë e mohuar të sistemit komunist, por me bashkëmoshatarët e tyre europianë. Nëse e bëjmë këtë krahasim ka pak arsye të jemi entuziastë. Brezi i ri e humbi shansin të lindë në një vend vertetë demokratik, të rritet në një mjedis konkurrues mbi vlera e standarde demokratike, të mësojë në një sistem arsimor cilësor e konkurrues, apo të integrohet në një shoqëri që bazohet në aftësinë, respektin dhe përgjegjshmërinë.

20 vjeçarët e sotëm lindën kur lindi pluralizmi, ata po mbarojnë universitetin ndërkohë që sistemi politik e partiak ka mbetur aty ku ishte 20 vjet më parë: tek dy persona, tek dy parti, tek dy stile e mentalitete të njëjta, tek dy palë që me rotacion vjedhin vota, e bashkë me to, vjedhin pushtet për të grabitur pasurinë publike. Politika shqiptare krenohet sot se ka shumë të rinj mbështetës në mitingje apo FB. Në fakt ky është një lajm i keq për Shqipërinë.

Modelet e vjetra politike që mbahen në kembë për shkak të sistemit të kalbur korruptiv e duan rininë jo për idetë e vizionin e tyre, port ë ushqyer manikerinë e pushtetit personal, për imazh, për dekor dhe bashkëfajësi elektorale. Ata nuk e duan rininë për ide, nuk lejojnë konkurrimin e lirë në vetë partitë politike, nuk pranojnë kritikën publike dhe as lëvizje qytetare. Ata e duan atë rini që duarttroket pa menduar ata të cilët në fakt janë përgjegjës për dështimin e aspiratave të tyre, që futet në resht pa guxuar të jetë e lirë,
që është e gatshme të zgjedhë rrugën më të shkurtër për privilegjet e pushtetit, - pra një rini të re në moshë por të mplakur në ide, një rini që nuk ka asgjë rinore veç ditëlindjes, një rini të gatshme të sakrifikohet për të mbajtur në këmbë modelin 20 vjeçar të liderëve që erdhën duke na premtuar demokraci e shërbim, dhe po vegjetojnë duke praktikuar përçarje, konflikt, abuzim me pushtetin e sundim mbi qytetarët.

Kjo nuk është rinia që ky vend ka nevojë, kjo nuk është rinia që familjet tona kanë nevojë, kjo nuk është rinia që garanton një të ardhme ndryshe për veten dhe shoqërinë. Ndaj Shqipëria “në moshën e internetit” ka një keqkuptim të madh në raport me rininë, dhe vetë rinia ka një keqkuptim të madh me pjesën tjetër të shoqërisë. Në një shoqëri në tranzicion nuk janë ditëlindjet që bëjnë diferencën; janë vizioni për vendin e të ardhmen, aftësia për të parë tej interesit të momentit dhe për të refuzuar të keqen ngado që vjen ajo, - kriteri që dallon dhe identifikon brezat e grupet shoqërore nga njëri tjetri. Dhe këtë, fatkeqësisht, ende nuk e ka brezi i sotëm i ri, - një rezultat zhgënjyes tranzicioni dhe një shpjegim më shumë pse gjërat tona pozitive po ecin kaq ngadalë dhe me kosto kaq të lartë! ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin