Një vit nga "Xibraka", Gjykata nuk i
jep lirinë Ermal Hoxhës, festa në burg

Një vit nga "Xibraka", Gjykata nuk i<br />jep lirinë Ermal Hoxhës, festa në burg
TIRANË - Ermal Hoxha nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha do t'i kalojë festat e fundvitit në qeli pasi gjykata rrëzoi kërkesën e tij për liri.

Hoxha kërkoi revokimin e arrestit me burg që rëndon ndaj tij, masë kjo e vendosur pas arrestimit në muaj janar të këtij viti pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

Kërkesa e ErmalHoxhës u shqyrtua këtë të enjte nga gjyqtarja Liljana Baku e cila vendosi të lërë në fuqi arrestin me burg dhënë ndaj Hoxhës muaj më parë.

Për dosjen e “Xibrakës” ku nën akuzë janë 9 persona, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur afatet e hetimit dhe pritet që ky proces të dërgohet në gjykatë në fillim të 2016, plot një vit nga operacioni policorë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë