KURBIN- Një 5-vjeçare është viktima e radhës në plazhet shqiptare, teksa u mbyt mesditën e sotme në plazhin e Patokut në Kurbin. Ndërsa një orë më pas një tjetër rast është regjistruar në plazhin e Shëngjinit.
Sara Hoxhallari u ka shpëtuar për pak momente vëmendjes së prindërve, teksa ka hyrë në ujë.
Dallgët e detit e kanë marrë me vete trupin e të miturës, e cila humbi jetën pavarësisht përpjekjeve të prindërve dhe plazhistëve për ta shpëtuar.
Ngjarja e rëndë shokoi pushuesit e shumtë në plazhin e Patokut.
Në këtë vijë bregdetare nuk ka urgjencë, as ambulancë që qëndron në gatishmëri për të tilla raste.
Ndërkohë bregdeti i Patokut nuk ka as kulla vrojtimi të pajisura me roje sigurie të cilët mund të shmangnin këtë ngjarje të rëndë.
Vetëm pak ditë më parë një e mitur humbi jetën teksa u mbyt në ujërat e Shëngjinit, ndërsa në vendngjarje mbërriti me vonesë stafi mjekësor.
Lidhur me këtë ngjarje policia nisi procedim penal karshi mjekëve të urgjencës së Shëngjinit.
Shëngjin, mbytet në det në 46-vjeçar
Ndërkohë një 46-vjeçar pushues nga Mitrovica ka gjetur vdekjen në plazhin e Shëngjinit në Lezhë.
Bekim Gara i cili kishte ardhur me pushime me familjen e tij është futur për t’u larë në ujë.
Pa e kontrolluar veten ai është futur thellë në ujë, ndërsa nuk dinte edhe notin.
Kjo i ka kushtuar jetën 46-vjeçarit, i cili u mbyt në ujërat e Shëngjinit, ndërsa përpjekja e pushuesve të tjerë për ta shpëtuar ka rezultuar e kotë, teksa e kanë nxjerrë në breg të vdekur.
Mungesa e kullave te vrojtimit dhe rojeve bregdetare vijon të mbetet një problem në plazhin e Shëngjinit.
Ekzistenca e këtyre të fundit mund të rezultonte vendimtare për 46-vjeçarin nga Mitrovica.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO