Nje autobus me 30 udhëtarë hyn përmes Kakavijës në tokën shqiptare! Policia i sjell në Tiranë: Do vetëkarantinohen për 14 ditë

Nje autobus me 30 udhëtarë hyn përmes Kakavijës në tokën shqiptare! Policia i sjell në Tiranë: Do vetëkarantinohen për 14 ditë

Një autobus i linjës Kretë-Tiranë, është futur në territorin shqiptar, duke thyer kështur urdhrin e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e kufinjve me Greqinë prej orës 10:00 të paradites së sotme. Pasi ka qëndruar për rreth dy orë në doganë, autobusi me 30 udhëtarë është lejuar nga policia e Kakavijës që të futet në territorin shqiptar me kushtin që pasagjerët dhe dy shoferët të vetëkarantinohen për 14 ditë. Autobusi me targa TR7210R i përket linjës së transportit ndërkombëtar të udhëtarëve “AlbaTrans”.

Burimet për gazetarin Piro Nase nuk konfirmojnë se ndonjë prej pasagjerëve të jetë i prekur me Covid 19.Të gjithë pasagjerët kanë firmosur një formular përpara se të hynin në territorin shqiptar ku marrin përgjegjësinë që të vetkarantinohen sapo të shkojnë në banesat e tyre. Pavarësisht se ekziston një urdhër i prerë dhe kompanite e transportit udhëtarëve kanë marrë njoftim për të mos qarkulluar në Greqi dhe anasjelltas, Policia Kufitare e Kakavijes u angazhua që udhëtarët të mos ngeleshin në rrugë dhe me bashkëpunimin edhe të prefektit të Qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj, Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, u bë i mundur që autobuzi së bashku me 30 pasagjerët në bord, t’i jepej autorizimi për të udhëtuar drejt Tiranës nga ku më pas të gjithë pasagjerët dhe dy shoferët do të vetkarantinohen.

Autoritetet Policore Kufitare të Kakavijes kanë kërkuar ndërkohë nga kompanitë e transportit të udhëtarëve të mos qarkullojnë drejt Greqisë pasi nuk do t’u lejohet hyrja në shtetin fqinj duke pasur në konsideratë edhe aprovimin e palës greke për të mos lejuar hyrjen e asnjë autobusi apo furgoni me udhëtarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 15/03/2020 10:42

    Doganiere qelbesira pse nuk i late në zonen asnjanese të rrinin aty 14 ditë por i derguat urgjent në Tirane? Yyyt qelbesira!

    Përgjigju
    • Doganieri: 15/03/2020 17:15

      Pse ti mbajme ne? Nuk mjafton qe po punojme pa asnje lloj mjeti per tu mbrojtur me nga 24 ore rrjesht?

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike