
Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Beratit janë shënuar 23 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që mes tyre rezultojnë të infektuar mësues, nxënës dhe punonjës në një fasonerie. 2 mësuese dhe 3 nxënës kanë rezultuar pozitiv në shkollën 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz, ku një ditë më parë ndërroi jetë drejtori i këtij institucioni Gëzim Shkoza.
Nga tamponët që janë bërë në këtë shkollë u zbuluan të infektuar mësues dhe nxënës që tani janë karantinuar.
'2 mësuese dhe 3 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz, 1 mësuese në fshatin Novaj në Skrapar, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan, 2 punonjëse në një fasoneri në Berat.'- njofton ministria.
Lajmi kryesor:
Sot 892 raste të reja dhe 19 viktima nga COVID-19! Ndërron jetë infermieri nga Mati, mbyllet Gjykata e Pogradecit, rezultojnë pozitiv 8 punonjës të saj






