Sot 892 raste të reja dhe 19 viktima nga COVID-19! Ndërron jetë infermieri nga Mati, mbyllet Gjykata e Pogradecit, rezultojnë pozitiv 8 punonjës të saj

Sot 892 raste të reja dhe 19 viktima nga COVID-19! Ndërron jetë infermieri nga Mati, mbyllet Gjykata e Pogradecit, rezultojnë pozitiv 8 punonjës të saj

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 892 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe 19 humbje jete. Ditën e sotme janë kryer 3369 testime, nga të cilat qyteti më i prekur është ai i Tiranës me 374 raste të reja aktive duke u pasuar nga Fieri, Vlora dhe Durrësi. Gjithashtu ditën e sotme janë kryer 732 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,027 vaksinime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 374 raste në Tiranë, 55 në Fier, 47 në Vlorë, 45 në Durrës, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Krujë, Berat, nga 25 raste në Kavajë, Lushnje, Kuçovë, 23 në Librazhd, 22 në Gjirokastër, 17 në Mallakastër, 15 në Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Mirditë, 10 në Përmet, nga 9 raste në Sarandë, Shijak, nga 8 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, nga 7 raste në Kamëz, Tepelenë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Devoll, Has, Malësi e Madhe, Peqin, 3 në Vorë, nga 2 raste në Pogradec, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Pukë, Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Bulqizë, Memaliaj, Maliq, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 qytetarë: 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Mati, të moshave 48-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Mars 2021)

Raste të reja ditore       892

Të shëruar në 24 orë     760

Të shtruar në spitale      650

Humbje jete në 24 orë   19

Testime ditore               3369

Testime totale          472,868

Raste pozitive          108,823

Raste të shëruara       71,173

Raste Aktive              35,815

Humbje jete               1,835

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23123

Fier         2657

Vlorë       1789

Durrës     1651

Shkodër   1357

Gjirokastër 1140

Elbasan    917

Korçë       865

Berat        840

Lezhë       790

Dibër       347

Kukës     339

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
COVID i merr jetën infermierit nga Mati

Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga COVID edhe një infermier nga Mati, Nerim Vaçi.

Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e infermierëve, e cila i shpreh ngushëllime familjarëve.

Ora 20:55
Mësues e nxënës rezultojnë të infektuar me COVID në Berat, në shkollën ku ndërroi jetë drejtori

1610567091_spitaliberat.jpeg

Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Beratit janë shënuar 23 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që mes tyre rezultojnë të infektuar mësues, nxënës dhe punonjës në një fasonerie. 2 mësuese dhe 3 nxënës kanë rezultuar pozitiv në shkollën 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz, ku një ditë më parë ndërroi jetë drejtori i këtij institucioni Gëzim Shkoza.

Nga tamponët që janë bërë në këtë shkollë u zbuluan të infektuar mësues dhe nxënës që tani janë karantinuar.

'2 mësuese dhe 3 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz, 1 mësuese në fshatin Novaj në Skrapar, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan, 2 punonjëse në një fasoneri në Berat.'- njofton ministria.

Ora 16:42
COVID 'mbyll' Gjykatën e Pogradecit, rezultojnë pozitiv 3 gjyqtarë, 4 sekretare e drejtuesja e prokurorisë

8 punonjës të Gjykatës së Pogradecit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 duke bërë që kjo gjykatë të mbyllet deri më datë 17 mars. Të prekur rezultojnë 3 gjyqtarë dhe 4 sekretare si edhe drejtuesja e prokurorisë.

Në punë ka mbetur vetëm Drejtuesja e Gjykatës së Pogradecit, e cila e ka kaluar më herët COVID dhe për të ajo do të pres rastet emergjente.

Dyshohet se njëra prej sekretareve që ka rezultuar pozitive tre ditë më parë dhe më pas ka infektuar edhe të tjerët.

Ndërkohë që rastet me COVID janë shtuar edhe në Bashkinë e Pogradecit kur rezultojnë të prekur 3 zv.kryetarë dhe disa drejtorë drejtorish.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja