Një ditë pas dorëheqjes së Bashës, Berisha mbledh ‘Rithemelimin’: Po punohet nga të dyja palët për bashkimin e PD-së! Në fletushkën e Alibeajt, Luli u kthye në një ‘plaçkë tregu’

TIRANË- Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Sali Berisha ka mbajtur një takim me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Në një deklaratë për mediat Berisha tha se Partia Demokratike do të bashkohet vetëm përmes votës së lirë, duke nënkuptuar që ai nuk do të largohet, siç iu kërkua nga Grupi Parlamentar i PD-së. Për bashkimin e demokratëve, Berisha tha se ka një mirëkuptim të gjerë këto ditë, pra sipas tij ka sinjale pozitive nga të dyja palët. Ish-kryeministri deklaroi se qëndrimi me 4 pika i Grupit Parlamentar të PD-së e shndërroi Lulzim Bashën në një plaçkë tregu.

“Siç e dini zoti Basha është i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe nga referendumi i datës 18 dhjetor. Kanë votuar për shkarkimin e tij 4446 delegatë, kanë votuar për shkarkimin e tij 44 mijë anëtarë të PD. Kjo është e vërteta. Duke theksuar këtë ne jemi të vendosur të punojmë për bashkimin e PD-së me të gjitha ata të cilët besojnë se vota e lirë e anëtarëve e të saj duhet të bashkojë demokratët. Mund t’iu them që ka një mirëkuptim të gjerë gjatë këtyre ditëve në këtë drejtim

Ka vetëm një grup parlamentar të PD dhe jo dy. Çdo deputet i PD-së është i thirrur të ketë realitetin parasysh. Nuk ka dy grupe, por nuk është se disa qëndrime absurde të Bashës nuk krijuan anomali në grupin parlamentar. Gjëja më imediat e deputetëve të PD është që normalizojnë jetën e grupit parlamentar. Ka dijeni që po punohet me intensitet në këtë drejtim dhe kjo do realizohet. S ai përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj, në atë fletushkë Bashën e shndërronte të plaçkë tregu”, tha Berisha.

Pyetjes se nëse ka ardhur koha që të kthehen në selinë blu, Berisha iu përgjigj se po shqyrtojnë të gjitha veprimet që do të merren në vijim.

"Selia është e PD-së, s’ka asnjë mëdyshje, jemi në proces e sipër të të gjitha vendimeve që do të merren, PD-ja do të bashkohet, do të shndërrohet në një forcë politike që Shqipëria s’e ka pasur ndonjëherë", u shpreh Berisha.

Lulzim Basha dha dje dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. Pas dorëheqjes së Bashës, Grupi Parlamentar i PD-së doli me një deklaratë ku kërkoi nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit që të largojnë Sali Berishën dhe të gjejnë një mekanizëm për bashkimin e PD. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Komisioni i Rithemelimit, i cili tha se  nuk është koha për ultimatume, por e cilësoi si një mundësi të mirë për të bashkuar demokratët dorëheqjen e Bashës.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci

Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci