Nën masa të rrepta sigurie, presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në aeroportin ‘Esenboga’ të Ankarasë për një vizitë një ditore në Turqi. Putin me 6 ministra të kabinetit të tij u pritën në aeroport nga ministri turk i Burimeve natyrore dhe ambasadori rus në Turqi.

Ndalesa e parë e Putin mësohet se do të jetë në mauzoleun ‘Antikabir’ ku ndodhet edhe varri i liderit themelues të Turqisë Mustafa Kemal Ataturk. Më pas, ai do t’i drejtohet pallatit të sapondërtuar presidencial ku pritet edhe të një takim kokë më kokë me presidentin Recep Tajip Erdogan.

Pas takimit, Putin e Erdogan do të kryesojnë takimin e 5 në nivel të lartë të Këshillit të Bashkëpunimit midis Turqisë e Rusisë. Gjatë bisedimeve dy presidentët do të shqyrtojnë spektrin e plotë të marrëdhënieve dypalëshe, duke përfshirëv zbatimin e projekteve strategjike të përbashkëta në sektorin energjitik.

Megjithatë, dy vendet kanë pikëpmaje të kundërta në lidhje me Sirinë, ku Rusia është aleate e fortë e presidentiti Bashar Al Assad, ndërsa Turqia po kërkon me çdo kusht rrëzimin e tij, madje duke e vënë edhe si kusht për të ndërhyrë ushtarakisht në luftën kundër shtetit islamik të ISIS.
 
putin ne turqi
putin ne turqi
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)