Një film ndërkombëtar kushtuar Nënë Terezës, kur pritet publikimi i tij

Një film ndërkombëtar kushtuar Nënë Terezës, kur pritet publikimi i tij

Figura e Nënë Terezës është një nga emrat shqiptarë më të vlerësuarat ndërkombëtarisht.  Tashmë për shenjtoren do të realizohet një film bibliografik që pritet të publikohet në vitin 2020. Filmi do të jetë me regji të indianes  Seema Upadhyay.

“HindustanTimes” ka shkruar se kasti i aktorëve do të përbëhet nga indianë dhe ndërkombëtarë.

Filmi do të prodhohet nga Praeep Sharma, Nitin Mahnmohan, Girish Johar dhe Prachi Manmohan. Sipas gazetës, ata janë takuar me motër Prema Mary Pierick, për ta marrë bekimin e saj për të nisur biografinë për Nënë Terezën dhe thonë se janë të kënaqur që do të realizojnë një film të tillë për figurën më të njohur ndërkombëtare, për fisnikërinë dhe bamirësinë e saj.

Nënë Tereza, emri i së cilës ishte Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, lindi në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkutë, Indi. Humanistja e njohur shqiptare ka fituar çmimin “Nobel” për Paqen. Më 19 tetor 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani, ndërsa më 5 shtator 2016 u bë shenjtore.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë