Lulzim Basha rekordmen gafash, Berisha bëhet xheloz dhe e sfidon

Lulzim Basha rekordmen gafash, Berisha bëhet xheloz dhe e sfidon

Kur të gjitha forcat e Partisë Demokratike janë fokusuar per të mbledhur vota duke shperndarë optimizëm mbi një fitore të mundshme, ne faqen zyrytare të Sali Berishes ka dalë një postim: “Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndëshkim keqqeverisjes më 25 prill. Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin” shkruan lideri de fakto i opozitës. Me sa duket Sali Berisha po xhelozon per gafën epike te Lulzim Bashës dhe perpiqet ta konkurojë. Po Basha mbetet i paarritshëm. 

Kur Lulzim Basha flet shpesh, rrëshket në gafa të bujshme, por edhe kur shkruan, nuk zhgënjen. ''Nxënësit nuk po flisnin ndaj dhe unë, së bashku me një shok, morëm fjalën. Sot nuk më kujtohet saktësisht se çfarë thash, por sigurisht ishte diçka kundër regjimit komunist dhe Partisë së Punës''. Libri i tij “Misioni im” është një perlë për koleksionist. Duke cituar një thënie të tijën kundër komunizmit, por pa e kujtuar se ç’tha, është një vepër arti prej gafisti. Jo më pak befasues pohimi në libër se që 4 vjeç kishte lexuar Tolstoin, apo se puna e tij e parë si lobist ishte përpjekja për të takuar të fejuarën Aurela me Sali Berishën. Ishin akoma të largëta kohët kur bënte lobbing në Shtetet e Bashkuara me qindra mijëra eurot e rusëve. I paparë edhe pohimi solemn që në Partinë Demokratike “nuk vritet babai”, sikur kjo të ishte një procedurë normale jashtë PD. Mbetet për të kuptuar nëse në PD është e ligjshme të vriten gjithë të tjerët. 

E megjithatë, gafat e folura janë specialiteti i Lulzim Bashës, sepse i thotë me natyralizëm, duke i vendosur në mes të një fjalimi të impenjuar që nuk ka mësuar mirë përmendësh. Pasi e dëgjojmë të thotë ''të angazhohemi bashkarisht, kudo që të ndodheni, ta bëjmë ditën natë'' (6.3.2021), vazhdon me tej se “më në fund errësira do të fitojë mbi dritën”. Për të vazhduar i dorëzuar: 'Edi Rama pa te cilin nuk ka asnje shprese se Shqiperia mund te ndryshoje'' (9.03.2021)

Ja nje listim i disa prej gafave të tjera më epike të Lulzim Bashës, nga më të rejat, tek më te vjetrat.

26 shkurt 2021:
-Do ngremë bursën e energjisë (ajo u themelua në tetor të 2020)

3 shkurt 2021:
Angazhohem të siguroj tekste shkollore të reja falas për 350 mijë nxënës. (Librat janë falas prej 5 vitesh).

1 janar 2021:
-Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin (Maqedonia e Veriut e nisi vaksinimin në 17 shkurt)

8 dhjetor 2020:
-Shqipëria ka shënuar 8 vite të humbura gjatë këtyre 4 viteve.

28 nëntor 2020:
-Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944. (Data e saktë 28 nëntor 1443).

19 nëntor 2020:
-Nga akuzat ndaj meje dëmtohen 3 milionë shqiptarë në Shqipëri, plus 5 milionë në Kosovë, dhe 7 milionë shqiptarë të tjerë në gjithë botën.

2 nëntor 2020:
-25 qershori data e çlirimit plagëve (zgjedhjet janë në 25 prill).

2 nëntor 2020:
-Për ata (studentë) që vijnë me të ardhura mbi 640 milionë lekë do tu përgjysmohet tarifa.

12 tetor 2020:
-6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim.

8 gusht 2019:
1 hektar x 5 = 950 hektarë.

6 shkurt 2019:
-Do ulim çmimin e dritave me 300 lekë për litër.

25 nëntor 2018:
-1 cm rrugë te Unaza do kushtojë 2000 euro. (Me këtë çmim, 2 km bëjnë 400 milionë euro, shumëzuar me 30 m gjerësinë e unazës, i bie 12 miliardë euro, gati sa 10 herë rruga e kombit).

30 nëntor 2017:
-Për 7 vjet, nga 7 milionë dollarë, 7 x 7 bëjnë 42. 49 + 36 bëjnë 95.

xy/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Texhep Pyk Bule Leka [ kepi ]: 12/04/2021 19:34

    O lylo kur të kesh koh na mush ndonjë kov me korent e jepja kok pa larve falas se ata rëmpall e kaos duan. Mos të pagojn korentin, uin e çdo gjë ta ken falas o luli gafaxhi që s'të voto njeri. Ke me e pa se si Profesor Rexhep Tyt Leka ka me ta rrras o luli pras.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK