Një tjetër grup i gjerë ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të LSI-së,, ka vendosur që të largohet nga ky subjekt politik, duke ju bashkuar Partisë Socialiste.

Kështu ka bërë me dije drejtuesi politik i PS-së në Vlorë, Damian Gjiknuri, i cili shkruan se bilanci i punëve të mira të bëra, janë arsye e fortë që në 25 Prill çdo qytetar të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste.

Gjiknuri shkruan se rritja e mbështetjes për familjen e madhe politike është garancia më e mirë për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm pas Tiranës

‘Një tjetër grup i gjërë ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të LSI-së vendosën të largohen nga ky subjekt duke ju bashkuar alternativës së Partisë Socialiste në Vlorë. Bilanci i punëve të mira të bëra, projektet në zhvillim dhe ato të planifikuara janë arsye e fortë që në 25 Prill çdo qytetar i Qarkut të Vlorës të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste. Rritja e mbështetjes për familjen tonë të madhe politike është garancia më e mirë për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm pas Tiranës.’- shkruan Gjiknuri.

 

Më parë edhe 112 gra në Berat janë larguar nga LSI dhe i janë bashkuar PS-së. Rrjedhjet nga LSI nisë me largimin e ish ministri i drejtësisë Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, dhe më pas ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica të cilët iu bashkuan PS-së.