Një grup të rinjsh kontratë pune
në Katar,Klosi:Ka paga të mira

Një grup të rinjsh kontratë pune<br />në Katar,Klosi:Ka paga të mira
Një grup të rinjsh nga Shqipëria kanë fituar një kontratë pune në Katar. Pak ditë parë nisjes së tyre drejt Katarit, të rinjtë kanë zhvilluar një takim me Ministrin Blendi Klosi.

Ai u shpreh se mundësia e punësimit jashtë vendit, bën të mundur që shumë të rinj të sjellin të ardhura dhe të hapin biznese në Shqipëri.

Gjatë një takimi më të rinj të cilët pritet të udhëtojnë në Katër për një vend pune, Klosi theksoi se tregu shqiptarë ka nevojë për profesionistë.

Ndërkohë drejtuesi i një prej grupeve më të mëdha të punësimit në Katar, u shpreh se punëtorët shqiptarë kanë më shumë dëshirë për punë.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja që kompanitë e punësimit në Katar e kanë parë tregun shqiptar si një nga vendet që mund të sjellë më shumë punonjës.

Paga në Katar varjon nga 800 deri në 1500 dollarë për çdo punonjës. Punët që kryhen janë të ndryshme duke filluar nga ndërtimi, kamerier, recepsionist etj.

Redaksia Online 
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima