Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV

Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV

Sonte në mbrëmje Syri TV, publikoi një intervistë me një shtetas italian të quajtur Gabriele Tarroni Longinotti,  ndërsa ky i fundit, në intervistën e dhënë për emisionin “Piranjat” ka dëshmuar sesi, ish ortaku i tij, i quajtur Alberto Presezzi, sipas tij ishte implikuar nga disa skema për blerje materialesh incerenatorësh së dorës së dytë në Rumani. (kliko këtu)

Sipas dëshmisë së italianit të dhënë për Syri TV , ai personalisht thotë se është takuar me Veliajn në të paktën dy raste dhe sipas tij Veliaj, bashkë me ortakun e tij, po kurdisnin blerjen e incerenatorit të vjetëruar. Dëshmitari Longinotti, nuk paraqiti ndonjë evidencë që mund të mbështeste djenitë dhe deklarimet e bëra në Syri TV, madje ai fshehu dhe faktin se është dënuar në Tiranë për një mashtrim mbi shumën mbi 700 mijë euro, në dëm të ish ortakut të tij.

Nga një verifikim i thjeshtë në google me emrin e Longinottit, rezulton se për të është raportuar në media në disa raste, ku rezulton se ai ka bërë biznes mishi me një nga indrustialistët e incerenatorëve në Itali, por asnjëherë s’është marrë me ta, por vetëm me biznes mishi nga Amerika Latine.Emri i dëshmitarit në fjalë, rezulton në disa shkrime shqip dhe të huaja, si një person i kallëzuar disa herë për falsifikime dhe grabitje nëpërmjet mashtrimit (kliko këtu)

Pak kohë më parë, dëshmitari italian, iu drejtua, gazetarit Fatos Mahmutaj, i cili jeton në Belgjikë, duke iu ofruar dëshminë e tij, në këmbim të ndihmave dhe kombinacioneve të llojeve të ndryshme. Mësohet se i njëjti dëshmitar, është vet ofruar, në disa televizione si dëshmitar, duke pretenduar se di skandale të mëdha dhe pse ai nuk poseidon asnjë dokument apo evidencë në mbështetje të dëshmisë së tij, por vetëm synon të sulmojë ish ortakun e vet italian, i cili, po e ndjek ligjërisht për grabitjen e 700 mijë eurove./Hashtag. al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yp osman.: 01/04/2023 00:02

    Bledjan koka regjizor i babales 2po paskeni qene mostra si sale shpifesikujdes bledjan se do te hyje huri ne thybe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve