Një lëvizje e destinuar për të dështuar!

Një lëvizje e destinuar për të dështuar!

Sali Berisha

Levizja aktuale në pamje të parë nën logon e PD, por de jure e de facte tashmë jashtë PD është e destinuar për të qenë e dështuar! Perse do të jetë një lëvizje e dështuar?

1. Sepse, kjo lëvizje nuk ka të projektuar një lider. Pra, parimisht bëhet për të rrezuar kryetarin aktual legjitim të PD, por pa propozuar asnjë alternativë të tijën! Kjo e bën këtë lëvizje të duket si lëvizje për inate personale e për interesa të ngushta se sa alternativë të re! Kjo e favorizon Bashën

2. Parimisht duke qenë një lëvizje  në mënyrë indirekte kundër SHBA, ajo nuk mbledh rreth saj figura me interes të lartë publik dhe intelektual. Pjesë e kësaj lëvizje jane kryesisht ish deputet me nivel intelektual nën mesataren që pasi janë konsumuar politikisht, nuk kanë çfarë të humbin më. Ndërsa të rinj qe kërkojnë e duan karrierë publike e politike nuk mund të identifikohen  me një lëvizje që në mënyrë indirekte është antimarikane. Asnjë i ri nuk do të dëshironte të behej listë e zezë e SHBA-ve

3. Certifikimin e zgjedhjeve dhe po ashtu edhe standardin e zgjedhjeve i kemi matur me publikimet e raportet e DASH apo agjencise të tjera amerikane. Kjo lëvizje politike si lëvizje anti amerikane nuk premton asnjë të ardhme as politike e as kulturore. Pra, kjo lëvizje është e destinuar të jetë një hiç

4. Disa hamendësojnë se kjo lëvizje e dëmton PD e disa të tjerë hamendësojnë po ashtu se e forcon! Në fakt, sipas analizës time kjo lëvizje nuk i bën asnjë efekt PD, sepse është jashtë saj dhe ata që kanë vendosur të bashkohen me të nuk janë më projeksione të PD e kjo duke me faktin se shumë prej tyre nuk janë më pjesë e rëndësishme e forumeve. Karriera e tyre lidhej ngushtë me ish liderin dhe po ashtu edhe fundi tyre lidhet edhe me fundin politik të liderit që i kanë shërbyer me devotshmëri maksimale dhe pa rezerva duke marrë si shpërblim karrierë e sukses të oa justifikuar me aftësi profesionale dhe intelektuale. Me përjashtimin e ndonjë deputeti të kësaj lëvizje, të tjerët tashmë i përkasin të kaluarës në PD për pasojë kjo lëvizje përveçse do të nxisë debatin publik duke e pasuruar me ushqim shtypin e median, nuk do të ketë asnjë efekt konkret në PD as për ta dobësuar e as për ta forcuar. Një gjë është e sigurt se kjo lëvizje do të ndihmojë për të bërë njëherë e mirë një ndarje të qartë mes të kaluarës dhe te ardhmes!

5. Forca e kesaj lëvizje bie në progres me kohën. Sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë bie pjesëmarrja dhe forca e kauzave. Prandaj, kjo jo vetëm që nuk do të jetë masive, por do të jetë e destinuar të zvogëlohet deri ne zbehje

6. Disa nga protagonistët mendojnë e propagandojnë se kjo lëvizje do të rrezoj Bashën! Kjo ka zero mundesi të ndodh, sepse Basha është kryetar legjitim i konfirmuar tani duke u legjitimuar që të ndjekë edhe nje linjë politike të palëkundur që është ajo pro SHBA. Perderisa kjo lëvizje është de jure e de facto jashtë PD nuk ka as legjitimitetin e as forcën që të rrezoj Bashën!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un