Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duket se janë pranë hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Pengesa themelore e cila bllokoi hapjen e negociatave, që ishte qëndrimi francez, i lidhur me arsyet e brendshme politike të Francës dhe politikën e presidentit Macron, duket se po tejkalohet përmes një dokumenti të ri, i cili është një mekanizëm diplomatik, që e bën Francën të ndjehet e përfillur në veton e saj dhe të ketë një interpretim të ri, për hapjen e negociatave.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, i ka dhënë siguri kryeministrit shqiptar për vendimin e Këshillit Europian në mars. Njësoj ja ka dhënë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila është traumatizuar dhe politikisht nga ky bllokim.
Në Tiranë lajmi duket se është pritur me nervozizëm nga disa segmente politike që mbështetën radikalizimin e luftës, vjeshtën që shkoi, me qëllim mos hapjen e negociatave.
Ilir Meta postoi për herë të parë një foto të kancelares Merkel me Edi Ramën, duke bërë si njeri i “informuar”, që bëhet fjalë për kushtet e Bundestagut.
Një grup gazetarësh rreth tij, të njohur si partizanë të zjarrëvënies vitin e kaluar, filluan të çmitizojnë rëndësinë e hapjes së negociatave, si diçka që po na e japin kot.
Lulzim Basha së paku e ka marrë me qetësi dhe po bën sikur është në anën e atyre që dëshiron të hapen. Dhe mirë bën.
Tani për këto negociatat duhet të biem dakord për një gjë. Duhet të biem dakord se në vjeshtë, nuk na u bllokuan as nga revolucioni i qershorit, edhe pse kishte mijëra arsye të na bllokohej prej tij, as nga skandalet kushtetuese të Presidentit, që shpalli dy data zgjedhjesh, as nga përgjimet e “Bild”, as nga djegia e mandateve, as nga bojkoti i zgjedhjeve, dhe as nga kushtet e Bundestagut, të cilat në fakt ishin e vetmja leje për t’u hapur negociatat.
Duhet të biem dakord që na u bllokuan nga Franca dhe po na zhbllokohen nga Franca.
Kjo është pak e dhimbshme për këta që bëjnë sikur kanë në dorë negociatat, por duhet ta marrin me qetësi. Nuk i bllokuan dot me luftë dhe jo më tani me paqe.
As Edi Rama nuk i bllokon dot negociatat, edhe nëse do, nëse plani i ri i kancelares Merkel me Këshillin Europian funksionon. Dhe kjo nuk lidhet me ne, por me Europën.
Por ngaqë herën e parë donin të merrnin flamurin e fitores që gjoja i bllokuan, tani bëjnë si të mërzitur se mos hapen.
Merreni lehtë! As atëhere, as tani, nuk u ka llogaritur askush. Hiqeni nga kalendari i luftës politike bllokimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, se nuk është më në dorë të askujt në Tiranë.
Mos planifikoni kot protesta e molotovë mbi Parlament në mars, meqë do merret vendimi. Më shumë se bëtë vitin që shkoi, nuk mund të bëni.
Ne po bëjmë sikur kemi harruar që u gëzuat, kur na bllokoi Franca, ju bëni sikur po gëzoheni tani që po na i jep. Por mos u sillni sikur keni diçka në dorë.
Për fat të mirë, Europa nuk u ka marrë seriozisht, as si kundërshtarë, as si adhurues të hapjes së negociatave. Madje as si opozitarë që u vetësakrifikuat duke djegur mandate, e duke ikur nga zgjedhjet, për këtë gjë. Është një luftë e shkuar dëm./ tema
Luli te dua
PërgjigjuMedemek nje vit kane ngrene mu*** keta i ?
PërgjigjuJu befte mire