“Një mashkull i lodhur nga martesa”, Genti Kame flet për rolin te filmi “Love” (VIDEO)

Ka qenë një bisedë mjaft interesante ajo e sotmja në studion e “Rreze Dielli” me aktorin Genti Kame, i cili la karrierën kinematografike jashtë, për të dhënë kontributin artistik në vendin e tij.

Pjesë e një sërë projektesh të rëndësishme, Genti ka luajtur rolin kryesor edhe në filmin e fundit “Love”, i cili prej thuajse një muaji është shfaqur në kinema.Ai thotë se në këtë film, trajtohen probleme të vogla, por tejet të rëndësishme që përbëjnë jetën e përditshme.

 “Është një film tepër i vecantë, i shkruar në mënyrë të thjeshtë, që nuk merr pretendime të tregojë probleme të mëdha të shoqërisë shqiptare, por merret me probleme të vogla tejet të rëndësishme që përbëjnë jetën e përditshme. Problemet që ne kemi, dyshimet, mëdyshjet, dilemat, pakënaqësitë që na bëjnë të jemi të gëzuar apo të palumtur. Janë probleme që duhet një sy i mprehtë t’i nxjerrë në pah, këto probleme bëjnë që secili ta gjejë veten aty. Duke qenë i trajtuar thjeshtë, filmat më të mirë janë ato filma që një histori tregohet thjeshtë nga A te ZH, trego historinë tënde. Në këtë film secili del me të vërtëtat e veta. Ne jemi një shoqëri që kemi dilemat tona. Personazhi im, Geri kthehet pas disa vitesh, e ka zënë rutina, problematika me të shoqen, kthehet në vendin e tij pas 10 vjetësh duke menduar që do gjejë të njëjtat gjëra, të njëjtat persona, të njëjtën dashuri. Gjërat kanë ndryshuar, por filmi tregon a ia vlen të ikësh sa herë has një problem apo të përballesh me të.’ thotë në “Rreze Dielli” aktori Genti Kame.

Aktori i njohur është pjesë edhe e serialit “Familja Kuqezi”, në rolin e babait, një personazh po ashtu shumë i dashur për publikun.

VIDEO/Intervista e plotë e aktorit Genti Kame në emisionin Rreze Dielli në Report TV

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja