Një mbledhje e jashtëzakonshme parlamenti që.... ju shkrin së qeshuri! (VIDEO)

“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” është padyshim komedia e vitit, shfaqje e cila që prej 14 shkurtit ju ka shoqëruar gjatë fundjavave në teatër.

Komedia është ngjitur në skenë me një kast të mrekullueshëm aktorësh, të cilët me nëpërmjet skenave komike sollën të ashtëquajturin realitet mes pushtetit dhe korrupsionit.

Me regji të Elma Doresit dhe aktorë Rozana Radi, Dritan Borici, Klod Hoxha, Alban Musa, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Jorida Meta, Aldion Matarangasi, Suela Konjari dhe Elidon Alika.

Të ftuara në “Rreze Dielli”, dy aktoret Ajlin Petrela dhe Jorida Meta kanë folur rreth shfaqjes. Ato u shprehën se kjo është një shfaqje, e cila pavarësisht  humorit dhe batutave, duket sikur është shkruar fiks për këtë kohë.

Të ftuarave i është bashkangjitur edhe Alban Musa, i cili luan në këtë shfaqje rolin e pronrit të hotelit ku zhvillohen skenat e humorit.

“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” është një komedi e autorit anglez Ray Cooney, sa bashkëkohore aq edhe interesante.

Politika, lojërat me pushtetin, intrigat, shantazhi, të gjitha vijnë në një ndërthurje personazhesh shumë komike për dhe shumë interesante. Për të gjithë ata që e kanë humbur, komedia rikthehet këtë fundjavë, të premten, shtunën dhe të dielën, në orën 19:00 në teatrin e komedisë “Roland Trebicka”.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë