Një menaxhim i mirë i parave, si arrihet? Ekspertja tregon 'sekretet' për të krijuar fondin e kursimeve (VIDEO)

TIRANË- Të menaxhosh të ardhurat nuk është aspak e lehtë, prandaj është mirë që herë pas here të dëgjojmë këshillat e eskpertëve të financave, për të arritur të menaxhojmë të ardhurat në mënyrë që të kursejmë para. Xhonsila Hoxha është eksperte e financave, në një intervistë në “ Rreze Dielli”  ndau disa këshilla që të arrijmë të menaxhojmë më mirë të ardhurat tona:

"Një nga gjërat që mund të bëjëm zakonisht është kur shkojmë në dyqan për të blerë ushqime ose gjëra të tjera që na duhen për javën, duhet të bëjmë patjetër një listë, në mënyrë që kur të shkojmë atje most ë shkojmë të marrim një ujëdhe të dalim me cdo gjë të mundshmepërvec asaj që jemi nisur.Kryesorja është vendosja e qëllimit. E para është që të shikojmë me kujdes se cfarë shpenzojmë gjatë muajit, pra nëse muajin e parë bëjmë një  listë dh mbajmë shënim cafrë kemi harxhuar dhe aty do shohim se shumë para shkojnë për shpenzime shpesh herë të panevojshme” tha ajo.

Sara Zekaj është një vajzë që udhëton shumë dhe për disa të udhëtosh do të thotë të shpenzosh shumë, por jo për atë. Ajo arrin t’I menaxhojë të ardhurat e saj, në mënyrë që të krijojë edhe një shumë kursimesh që t’I përdorë për udhëtime. Në ‘’ Rreze Dielli” ndau eksperiencën e saj të kursimit për të arritur  të realizojë dhe dëshirat e saj:

“Unë e pres biletën 4-5 muaj më përpara dhe cdo muaj pastaj munohem që të heq një pjesë të të ardhurave për udhëtimin, e kam si tip motivimi.

Por a është e mundur që të rinjtë e sotëm të kenë një fond emergjence? Sipas sara Zekaj jurist e re shprehet se është mjaft e vështirë për të ruajtur disa të ardhura:

”Unë kam fillyar punë shumë ehrët që 21 vjec dhe kam dashur që shpenximet e jetësës ti heq vet në Tiranë dhe kjo më ka mësuar që të emnaxhoj dhe të di vlerën e lekur por për fodn emergjence është e vështirë, sidomos në Tiranë” tha ajo.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen