Ndryshimi drastik i jetesës 'mondane' të Amber Heard pas gjyqit me Johnny Depp! Aktorja e njohur shfaqet pa makijazh dhe tejet modeste

Ndryshimi drastik i jetesës 'mondane' të Amber Heard pas gjyqit me Johnny Depp! Aktorja e njohur shfaqet pa makijazh dhe tejet modeste

Amber Heard në dyqanet e rrobava të lira

Pas gjyqit virtual që u mbajt mes Amber Heard duket se ka nisur të ketë një jetesë të re. Larg jetesës mondane që jemi mësuar shpesh ta shohim Amber, kjo falë edhe jetesës së saj në një nga zonat me luksoze në SHBA.

Pas humbjes së 'betejës' ligjore ndaj Johnny Deep, ajo duket se do tu tregojë të gjithëve se nuk është ‘edhe aq e pasur’.

Aktorja, e cila u pa javën e kaluar duke blerë në një dyqan me veshje të lira ‘TJ Maxx’ në New York – u pa gjithashtu duke blerë -vetë- disa artikuj nga një dyqan ushqimor në Citarella.

Ylli i “Aquaman” u fotografua duke biseduar me shitësin e peshkut ndërsa zgjidhte salmon.

“Ajo ishte shumë modeste. Pa makijazh. Të gjithë e lanë vetëm.” -ka thënë një burim për ‘Page Six’.

Më parë Amber është parë duke darkuar në restorantin grek ‘Calissa’ në New York, me motrën e saj, Whitney Heard dhe dy fëmijët e Whitney. Whitney ka qenë në krah të Amber-it, duke dëshmuar në gjyq dhe duke postuar në Instagram pas vendimit, ku shkruante “Unë ende qëndroj me ty, motër.”

Heard i detyrohet Depp 8.4 milionë dollarë dëmshpërblim. Burimet i thanë më parë ‘New York Post’ se ajo nuk mund ta paguajë këtë shumë për shkak të tarifave të majme ligjore. Alafair Hall, zëdhënësi i Heard, tha se aktorja kishte në plan të apelonte vendimin, sipas New York Times. Pra, ajo do të kërkojë në një gjykatë më të lartë që të rrëzohet vendimi i një gjykate më të ulët.

1656011540_AAYEIFl.jpg

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë