Një milion të zhgënjyerit dhe zgjedhjet lokale

Një milion të zhgënjyerit dhe zgjedhjet lokale

Nga një sondazh italian i publikuar në një televizion në Tiranë rezultonte se elektorati shqiptar është i ndarë në dy grupe pothuaj të barabartë, por të kundërt me njëri-tjetrin: 47% e banorëve të vendit në moshë për votim (rreth 1 milion) nuk kanë besim tek asnjëri nga politikanët kryesorë, ndërsa 53% (rreth 1.1 milionë) besojnë tek të paktën një nga politikanët kryesorë qendrorë (Rama, Berisha, Basha, Meta, Kryemadhi). Në grupin e dytë, 3/5-tat (rreth 660 mijë) besojnë Ramën dhe 2/5-tat (rreth 440 mijë) besojnë të paktën njërin nga politikanët e opozitës.

Çfarë na tregojnë këto shifra për zgjedhjet lokale të qershorit?

Dimë se PD-ja dhe LSI-ja nuk iu përgjigjën kërkesës së KQZ-së për të paraqitur listat e komisionerëve të tyre për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke dhënë kështu mesazhin se nuk do të marrin pjesë në to. Nga ana tjetër, PS-ja është mobilizuar totalisht për zgjedhjet lokale, duke përzgjedhur kandidatët për 61 bashkitë dhe listat e komisionerëve. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje që zgjedhjet lokale të zhvillohen normalisht, duke lënë të kuptohet sesi në 2017-tën do t’i njohin zgjedhjet, edhe në qoftë se opozita i bojkoton ato.

Duke patur parasysh se vetëm 440 mijë votues besojnë tek politikanët kryesorë të opozitës, thirrjes së saj për bojkot të zgjedhjeve lokale mund t’i përgjigjet vetëm një pjesë e vogël e 2.1 milionë banorëve në moshë votimi, ndërkohë që 660 mijët të cilët besojnë Ramën do të ishin të gatshëm të votonin me dy duar dhe jo me një.

Po me 1 milion votuesit që nuk besojnë tek asnjëri nga politikanët kryesorë shqiptarë, çfarë do të ndodhë?

Në zgjedhjet e fundit lokale garuan disa kandidatë të pavarur ose të partive të vogla, që nuk ishin në koalicion me partitë e mëdha. Përqindjet e votave që ata morën ishin të papërfillshme në krahasim me kandidatët e partive të mëdha, sepse ishin si në një sanduiç mes tyre. Kështu, në Tiranë dy kandidatët kryesorë morën 280 mijë vota: 160 mijë vota njëri e 120 mijë vota tjetri, ndërkohë që kandidatët e pavarur morën vetëm 20 mijë vota.

Por mos të harrojmë se rreth 100 mijë tiranas të tjerë në moshë për votim nuk morën pjesë në ato zgjedhje. Dhe arsyeja, sipas disa sondazheve që zhvillova atëherë, ishte se e quanin një vajtje të kotë në qendrat e zgjedhjeve, votimin për kandidatët e pavarur. Gara dihej që ishte mes dy kandidatëve kryesorë: ose Veliaj, ose Kosova do ta fitonte atë.

Një situatë të tillë mund të ketë patur edhe në shumë bashki të tjera.

Në qoftë se opozita i qëndron deri në fund bojkotit dhe komuniteti ndërkombëtar do t’i njohë zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës, krijohet një hapësirë për kandidatë të pavarur, të cilët mund të kërkojnë votën e 1 milion të zhgënjyerve.

Që oferta e tyre ndaj të zhgënjyerve të jetë e besueshme, duhet që kandidatët e pavarur të dëshmojnë se janë vërtet të tillë, duke kritikuar çdo gjë që nuk ka shkuar mirë në bashkitë e tyre. Për më tepër, ata duhet të demonstrojnë se qëndrimet e tyre kritike kanë qenë konsistente, edhe para se të futeshin në garë. Të zhgënjyerit i nuhasin kollaj demagogët…

Në qoftë se në garë janë vetëm kandidatët e PS-së dhe kandidatët e pavarur, rritet sadopak probabiliteti i fitores së këtyre të fundit. Ata nuk do të jenë më si në një sanduiç mes kandidatëve të partive kryesore. Dhe në qoftë se kandidatët e pavarur arrijnë të fitojnë besimin e të zhgënjyerve, këta të fundit mund të shkojnë në votim, me bindjen se vota e tyre nuk do të shkojë dëm, siç mund të shkonte katër vjet më parë…

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja