Gjykata Themelore Prishtinë, Dega në Podujevë ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehures GJ.L, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Vrasja e foshnjës gjatë lindjes’.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures GJ.L dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
“Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale”, thuhet në njoftim.
![]()
Një ditë më parë, policia ka njoftuar se një femër nga Podujeva ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme./ Kosova Press
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)