Një muaj pas hekurave, Shullazi e
Dani trokasin në Gjykatën e Lartë

Një muaj pas hekurave, Shullazi e<br />Dani trokasin në Gjykatën e Lartë
Pas refuzimit të lirisë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda dy javë më parë Emiliano Shullazi i drejtohet Gjykatës së Lartë ku kërkon lirim nga burgu.
 
Kërkesa e Shullazit është depozituar më 18 Maj 2016 në sekretarin e Gjykatës së Lartë aty ku pritet që kolegji penal të vendosë nëse do të pranojë apo jo rekursin e Shullazit.

Të njëjtën kërkesë e kanë depozituar dhe Blerim Shullazi e Gilmando Dani të njohur si të afërm dhe shokë të ngushtë të Shullazit.
 
Emiliano Shullazi, Gilmando Dani e Blerim Shullazi qëndrojnë pas hekurave prej 17 Prill 2016 pasi ndaj tyre rëndon akuza e kërcënimit të profesorëve Mynyr Koni e Dhori Kule si dhe një sërë biznesmenesh në vend.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë