TIRANE- Saimir Batku, njëri nga anëtarët e grupit “kokaina” ku u arrestua dhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, rezulton të jetë dënuar në Itali me 14.1 vite burg. Dënimi i Batkut është dhënë në qershor të 2008 nga gjykata Italiane si i implikuar në trafikun e drogës në këtë shtet. Ky vendim penal mësohet t'i jetë përcjellë autoriteteve të drejtësisë Shqiptare, të cilat në fund të muajit korrik të këtij viti kanë kryer njohjen e vendimit të gjykatës së Milanos, duke e dënuar Batkun me 14 vite e 1 muaj e dhjetë ditë heqje lirie.
Momentalisht Batku ndodhet i izoluar në qelitë e burgut të Fushë-Krujës, ku ndodhet i arrestuar për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila e akuzon si pjesë e grupit të kokainës që sillte drogën nga ekuadori në Tiranë dhe më pas e përpunonte në një laborator të ngritur në fshatin Xibrakë të Librazhdit. Veç dënimit që do marrë nga drejtësia Shqiptare, tashme mbi Batkun rëndon dhe dënimi me 14.1 vite burg.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA