Një opozitë e frustruar nga afrimi i zgjedhjeve

Një opozitë e frustruar nga afrimi i zgjedhjeve

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Më pak se katër muaj para zgjedhjeve, partitë që kërkojnë ndryshimin zakonishtë kanë rrezatuar qetësi dhe strategji të qart për të ngjallur besim.

Më 2005 Partia Demokratike dhe aleatët e saj, katër muaj para zgjedhjeve kishin ndryshuar tërësisht kursin e tyre agresiv, ishin bashkuar fraksionet brenda PD, rrezatonin qetësi dhe siguri në fitore dhe mbi të gjitha nuk tentonin të trembnin askënd.

Edhe në zgjedhjet e vitit 1992, që ishin referendum për Shqipërinë, Berisha u detyrua të ishte paqësor, të përdorte slloganin “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” dhe të krijonte idenë se fitorja do ishte e të gjithëve.

Më 2013 e majta po ashtu. Siç doli nga rezultati socialistët mund ta arrinin dhe vetëm ndryshimin, por bashkimi I tyre me socialistët u dha atyre një shumicë absolute. Aq qetësi dhe siguri rezatohej, sa opozita injoroi dhe manovrat e Sali Berishës për të kontrolluar KQZ duke u tërhequr fare nga KQZ dhe duke ja lënë të gjitha Berishës . Kështu që në fund ai u detyrua të firmoste fitoren e kundërshtarëve.

Sot kur opozita ka argument të vetëm për ndryshim të pushtetit,  faktin që Edi Rama ka dy mandate që qeverisë, nuk ka asnjë shenjë tjetër të një force politike që po vjen në pushtet. Opozita është nervoze, agresive, e pasigurt dhe mbi të gjitha e përçarë. Së paku deri tani janë katër parti të dala nga PD që do garojnë më vete, ndërsa pesë aleatët tradicional të PD që vegjetojnë brenda listave të saj, janë edhe më nervozë, pasi akoma nuk ua kanë prerë pazarin, nëse do jenë në listë apo jo.

Deri më sot Basha e ka shtyrë duke u thënë do presim “Komisionin e Venecias”, “do presim Gjykatën Kushtetuese”,  tani me sa duket është duke u thënë “do presim LSI”, që pastaj të vendosim për ju.

Cdo faktor potencial opozitar është kritik me PD dhe i frustruar nga fakti se askush prej tyre nuk e di planin e Lulzim Bashë spër koalicion.

Debatet publike që do hyjnë me një listë, apo dy lista, e thellojnë dhe më shumë këtë  ndarje.

Brenda PD, situata është dhe më e rënd. Ndërsa Edi Rama po merret me detajet e fundit të renditjes së listave në qarqe, Lulzim Basha nuk cakton dot një drejtues qarku si I nis lufta. Ajo që ndodhi në Shkodër mes zotit Gurakuqi dhe Bujar Nishanit, tregon se në çfarë gjendje nervozizmi është brenda vet Partia Demokratike e cila nuk duron dot më asnjë listë që I ofrohet.

Me këtë gjendje politike jo veëm që një opozitë nuk ka fituar kurrë në Shqipëri, por as nuk është rritur më shumë se sa zgjedhjet e shkuara.

Ndryshimi është në rradhë të parë siguri dhe qetësi për ti bindur të gjithë se ai do të ndodh.

Nervozizmi I opozitës së sotme, gjuha e urrejtjes, frustrimi I brendëshëm I tyre, dhe paranojat ndaj faktorit ndërkombëtar, janë shenja të qarta se afrimi I zgjedhjeve u ka humbur qetësinë, në vend që tu shtonte shpresat.

Po ti shtosh dhe gjithë kësaj situate nervoze, gjuhën dhe fjlaori e Sali Berishës, e gjithë opozita të duket si një plak e xhindosur që flet me vete rrugëve, e gjuan me gurë çdo kalimtar.

Dhe skan faj, pasi në çdo palë zgjedhje kanë kërkuar një Pazar. Këto janë të parat zgjedhje që ose do hyjnë pa Pazar, ose nuk do hyjnë fare.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 03/01/2021 22:27

    Fatkeqesisht per demokracine reale Shqiperia nuk ka sot opozite. Ajo qe z,Baze e merr si te tille eshte nje bande kusaresh,kriminelesh dhe antishqiptaresh te perbetuar,,,te sterprovuar si fatkeqesi kombetare.Le te ishte edhe e frustuar,,,por te ishte opozite. Ne 2005-en nuk ishte kop-i i kopilave qe "fitoi" ,por nano-kurva qe pazaroi Shqiperine per xhepin e tij dhe ua serviri ne tavoline pushtetin babaleve. Ne 1992-in ua dhane socialistet pushtetin,pas nje viti llahtar,djegjesh e shkaterrimesh ,grevash te pergjitheshme,vrasjesh,,, Asnjehere nuk e kane fituar voten e shumices se shqiptarve,,,,,sepse perndryshe s'kishte pse te ngrinin nje sistem te tere shteteror per tjetersimin e vullnetit sovran.Kjo e vertete e thekshme dhe transparente i ben te xhindosur ++++ vetedija ne rritje e njerezve per peshen qe merr vendimi i votes se tyre. Tung.

    Përgjigju
  • O tej: 03/01/2021 20:27

    Kete radhe do hyjne, por ne gjirizin e SHQUP-it e do dalin te „ parfumosur“ ne LANE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja