Në një video të publikuar nga Balla, ku ironizohej Lapaj për një gafë matematikore, ministri shkruan: “Eh mor buf, si dy pika ujë të ngjajnë djemtë”, duke e krahasuar kreun e Shqipëria Bëhet me Lulzim Bashën.
“Eh mor buf, si dy pika ujë të ngjajnë djemtë! Luli në shumëzim, Tiku në mbledhje, fiks si babi me tavanin, dividentin, energjinë elektrike etj. Adriatik Lapaj, e mirë, zgjidhe këtë pa ndihmën e bufit,”- shkruan Balla.
Videoja është parë nga kandidati për deputet, i cili nuk ka ngurruar ta komentojë. Lapaj lë të kuptohet se Balla e ka prerë videon në mënyrë të qëllimshme për ta publikuar dhe për t’i prishur imazhin. Ai e fton që ta publikojë videon të paprerë.
“O lumëmadhi ti, po lëre videon deri në fund. Pse e ke prerë?” -i shkruan Lapaj.
Ndërkohë, nuk ka munguar as përgjigjja nga socialisti Balla, i cili i përmend kontratën 6 milionë dollarëshe të kryedemokratit Sali Berisha për heqjen e "non gratës" nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Madje, ngriti dhe dyshime se përse kjo shifër e konsiderueshme nuk është përmendur në fushatë nga partitë që sapo kanë hyrë në garë për të marrë një mandat.
"Po këto 6 milionë dollarët që po japin këta “patriotët” për t’i hequr non-gratën Saliut, për sa muaj duhen paguar, kur kësti mujor është 250 mijë? Apo nuk flisni ju për këtë çështje që lidhen me bufin? E mban mend, kështu tha dhe byrazeri Lul për pagesat e vitit 2017, mi kanë paguar shqiptarët e Amerikës, po në fund na dolën ca guacka e brenda guackave llum i madh shumë. A thua jam kundër të gjithëve?! Fol dhe për këto,"-shton Balla.

H.K/Xh.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Maj, 12:13
A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?
-
Po
55.1%
-
Jo
39.8%
-
Jam i/e dyzuar
5.1%
Vota total: 470
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Nga Asocacioni i 'Vorio Epirit', të 'Republika e Veriut', pse 'Veriu blu' është i pasaktë?
14 Maj, 21:07
-
Evi Kokalari thirrje demokratëve: Të premten shkoni dhe protestoni para selisë së PD-së, ndryshe nuk do keni më parti
14 Maj, 20:54
-
Fjalimi i PLOTË i fitores/ Edi Rama: Sfida më e madhe se asnjëherë, vendosim karrigen e Shqipërisë në tryezën e BE
14 Maj, 20:40
-
Eduard Zaloshnja: Partitë e reja nuk e rritën pjesëmarrjen as edhe në të vetmin qark që i është rritur popullsia...
14 Maj, 20:03
-
Kume për Report Tv: Opozita të sjellë prova, ndryshe akuzat për vjedhje votash janë të pabaza
14 Maj, 19:00
-
Bollino: PD shpëton nëse ikën përgjithmonë Berisha dhe klani i tij i kamikazëve politikë
14 Maj, 18:57
-
Rama: Fitore me notën 10! Shqiptarët i kthyen zgjedhjet në referendum për bashkimin me BE! Populli s’e ndërron qeverinë pa ndryshuar më parë opozitën
14 Maj, 18:42
-
Mori mandatin e katërt me rezultat historik, Rama pritet të mbajë fjalimin e fitores sot në orën 19:00
14 Maj, 18:38
-
PD vijon përpjekjet për të bllokuar numërimin e votës së diasporës, çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS-it për Greqinë (SHKRESA)
14 Maj, 18:37
-
Spartak Ngjela: Tragjedia që nuk e lejon Berishën të largohet!
14 Maj, 18:16
-
Zgjedhjet/ Berisha fiton në Lazarat me 90% të votave (do ia kishte zilinë edhe Enver Hoxha)
14 Maj, 18:11
-
‘Nuk është 1 mandat, jo...!’ Rezultati i zgjedhjeve, Adriatik Lapaj shpërthen: Do u bëj të mallkoni veten! Sistemi elektoral shqiptar lakuriq
14 Maj, 17:19