‘Një rrëfim mbi pandeminë’ botohet në Belgjikë romani i shkrimtarit Skënder Sherifi ‘Covid and Co’

Shkrimtari dhe poeti i njohur shqiptarë Skënder Sherifi vjen me romanin e tij të fundit për pandeminë dhe prapaskenat e saj.

 ‘Covid and Co’ titullohet libri i tij mbi Covid-19, i cili sapo është botuar në Belgjikë. Një ese prej 600 faqesh ku preken një sërë çështjesh politike, shëndetësore dhe sociale mbi pandeminë botërore dhe gjithë pasojat e saj në dy vitet e fundit. Nëpërmjet një lidhje në skype nga Belgjika në emisionin ‘’Rreze Dielli’’, shkrimtari shqiptarë tregoi arsyen se përse vendosi që të vinte me një vëllim të tillë.

“Jam munduar që të analizojë dhe kuptojë këtë pandemi që na ka prekur të gjithëve tash dy vite. Kam tentuar për të dëshifruar si ka ardhur, cilat pasoja kanë pasur në jetën tonë të përditshme. Është një libër analitik. Kam diskutuar me mjekë, jam informuar me libra, me emisione televizive , kam grumbulluar materiale, kam punuar një vit për këtë libër” u shpreh ai.

Ndërsa rrëfeu se është një roman që i adresohet masës së gjërë duke analizuar në shumë aspekte se çfarë do të thotë një pandemi.

“E ka botuar Belgjika sepse e ka konsideruar si një vepër origjinale sepse ka qenë vizioni i një artisit, poeti, intelektuali. Unë doja që ti adresohesha masës së gjerë frankofone por edhe shqiptare. Është një tenativë që nuk e kam bërë kurrë më parë, për të kuptuar se cfarë do të thotë një epidemic botërore, një krizë botërore” tha ai.

Puna e gjatë për librin e tij rreth Covid-19 e ka lidhur shkrimtarin shqiptarë edhe me virlogë dhe epidemiologë francezë. Ai tregoi se në rrethin e tyre flitet për dy hipoteza përsa I përket kësaj pandemie:

Janë dy hipoteza, një pjesë e virologëve dhe epidemiologëve na thonë që mbas Omicronit mund të vijë në rënie kjo pandemi e Coronavirusit edhe mund të shëndërrohet gradualisht në një tip gripi  sezonal. Kjo është teoria parë ndërsa teoria e dytë është mund të kemi variante të reja që mund të na vijnë nga afrika apo nga Amerika Latine se janë kontinente që nuk janë të vaksinuar si tek ne, këtu në Europë janë vaksinuar 85% e popullsisë. Atëherë kur vjen një variant nuk ia njohim natyrën, është variant i egër, i rrezikshëm. Në Francë 10 ditët e fundit 400 mijë infektime në ditë. Për një javë dy milionë e gjysmë deri në 3 milionë në muaj” tha ai.

Libri është botuar në gjuhën franceze ndërsa mund të gjendet falas në mënyrë elektronike përmes siteve të ndryshme dhe rrjeteve sociale.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21