Një shfaqje për gruan tek ‘Eksperimentali’ dhe dy aktore për Kasandrën, Klaudia Piroli: Si grua në këtë realitet jam ndjerë pa zë! Kjo pjesë nuk fajëson, por të fton të reflektosh

Një personazh i dyjëzuar, mes asaj që do të jetë, e ç’ka bota e jashtme dëshiron të shohë. Në skenën e “Eksperimentalit” dy aktoret Vlera Pylla e Enisa Hysa, sjellin konfliktin e brendshëm të një vajze që zgjohet “Pa zë”, teksa i duhet të shkruajë eulogjinë për nënën që është ndarë nga jeta.

“E përzgjodha këtë pjesë sepse edhe vetë si grua në këtë realitet, jam ndier shpesh e pa zë. Edhe sot që po flas me ty, ndihem sikur nuk kam zë”, shprehet Piroli.

Vdekja e nënës, e bën Kasandrën të endet në vuajtjet e saj...përulësinë, heshtjen, fasadën e një buzëqeshje që fsheh çdo brengë. Mësime këto që i trashëgohen dhe të bijës shkrimtare. E gjitha për të tjerët.

 “Shpeshherë ne shndërrohemi, për hir të asaj që të tjerët duan të shohin.  Të tjerët duan të shohin një Klaudia, një Kasandra, një vajzë që buzëqesh gjithë kohës dhe që duket bukur. Dhe këto janë ushqime që ne i kemi marrë nga familja sidomos nga nëna. Nëna luan një rol shumë të rëndësishëm në formimin dhe edukimin e vajzës. Dhe pse nëna pa vetëdije na ka ushqyer kështu, sepse edhe atë e kanë ushqyer kështu. Nuk është ideja ta fajësojmë, por të reflektojmë mbi këto raporte. Të kuptojmë se në çfarëdolloj marrëdhënie, komunikimi është i rëndësishëm”, thotë regjisorja.

Teksa personazhi abstragon, në rrëfimin e saj, publiku është në pritje të zgjedhjes. A do t’i dorëzohet rregullave të imponuara, apo do të bëjë betejën për të gjetur zërin e saj.

“Ne jemi të detyruar të luftojmë dhe Kasandra lufton”, shton më tej.

Mizansenat janë intime, ndërsa lëvizjet forcojnë idenë e një gjuhe filmike, Një vaskë, që shndërrohet në një dollap a arkivol, ku personazhi merr formën e një embrioni, krejtësisht të pafuqishëm për të vendosur.

Për gruan moderne që gjykohet, gruan që dhunohet, gruan që ‘shtypet me këmbë’ e nuk nxjerr zë. Klaudia Pirolli, e bën personazhin të njësh me publikun. Kasandra është, çdo grua në sallë!

“Nuk shkojmë më në teatër për të parë një njeri që komunikon për së largu.  Personazhi është këtu, shumë afër, është përballë dhe ti thotë gjërat përballë. Të thotë që ky realiteti yt është kështu! Dhe kështu është edhe Kasandra!”, thotë Piroli

Në kërkim të zërit, bashkë me Kasandrën, publiku mund të bëhet pjesë e shfaqjes nga e premtja në të dielë. Çdo grua gjen veten në këtë pjesë , të shkruar enkas për të!

I.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur