/ATSH-AFP/- Një tërmet i fortë me magnitude 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi dje pjesën verilindore të Kolumbisë, me lëkundje që u ndjenë deri në kryeqytetin, Bogota, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Kolumbian.
Autoritetet nuk njoftuan për viktima apo dëme materiale, megjithëse media lokale kishte njoftuar për aksidente automobilistike në Bogota si dhe dëme mbi strukturën e Bashkisë së Bukaramangut, kryeqytet i provincës Santander, ku u regjistrua tërmeti.
"Epiqendra e tërmetit, që ndodhi në orën 15:55 GMT u lokalizua 161 kilometra në afërsi të komunës së Los Santosit", sipas Shërbimit Gjeologjik të Kolumbisë.