Adriatik Doçi: Meta-Kryemadhi thirrje Ramës për koalicion (Ngjala 2) nga goja e SPAK-ut

Adriatik Doçi: Meta-Kryemadhi thirrje Ramës për koalicion (Ngjala 2) nga goja e SPAK-ut

Me një parti vetëm në letra, në gojën e SPAK si të korruptuar dhe kandidatë për non grata, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dominuan mbrëmë ekranet, duke u ankuar për njëri-tjetrin para shqiptarëve dhe aluduar për tradhti të ndërsjellë.

Përtej dokrrave dhe retorikës së dalëboje si strategji e tyre për hallin që kanë me drejtësinë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dhanë një mesazh, për ata që dinë të lexojnë shenjat politike.

Mesazhi konsiston në zbutjen e akujve me Edi Ramën, duke i dhënë sinjalet e para të gatishmërisë për një afrim politik, me shpresë për t'i shpëtuar veprimit të SPAK, duke dhënë dhe lëshuar gjithçka në këmbim, pranuar çdo kusht dhe formulë, vijë sjellje dhe cirk politik.

Nga njëri televizion Monika Kryemadhi foli për dashuritë e fshehta me Edi Ramën dhe se nuk është penduar.

"Në telefon do të dalin dashuritë e mia me Edi Ramën. Kjo është politika në fund të fundit. Nuk jam e penduar sepse unë kam qenë vetvetja, kjo më bën edhe të veçantë”.

Nga televizioni i Familjes Berisha, Ilir Meta tha se ia fal të gjitha sulmet personale Edi Ramës, përpos tradhtisë kombëtare, duke iu referuar shitjes së territoreve, për të cilat kanë luftuar Vojo Kushët.

Të vetmit politikanë që ka shitur territore shqiptare janë Sali Berisha dhe Esat Pashë Toptani.

Territoret që shti Esat Pashë Toptani u rinorën me luftë, ndërsa ato që shiti Sali Berisha u kthyen me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu që edhe kjo shitje imagjinare nga Rama mund të konsiderohet e amnistuar nga Meta, si patriot i madh!

Krahas faljes së pakërkuar të Ramës, Ilir Meta nuk konfirmoi mbrëmë një koalicion me Sali Berishën, duke thënë se PD-ja është një parti e paorganizuar.

"PD e ka pasur këtë problem që kur ishte Berisha, PD e thelloi akoma më shumë me zotin Bashën që ishte mjeshtër për ç’organizim dhe demotivim".

Nëse Ngjala 1 ishte për të sunduar për të plaçkitur dhe plackitur për të sunduar duke ruajtur pandëshkueshmërinë, zërat e Metës dhe Monikës nga goja e SPAK-ut për një tjetër 'Ngjalë' janë për të t'i shpëtuar ndëshkimit dhe ruajtur plaçkën e mbledhur gjatë viteve 2000-2002 dhe 2009-2017

Shkrimi u publikua në facebook

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deni: 20/04/2024 10:29

    Sa te peshtireeeee….ne dmth,populli jemi edhe me te peshtire qe pranojme cdogje prej tyre! Shikonk cfare shkerdhatash…ato burre e grua takohen e dalkn ne foto si me u taku Kim Jung Un me Donald Trump,takim qe ndodh nje here ne jete…te peshtire per te vjelle qe shesin keto pallabrat e tyre edhe fatkeqsisht te gjithe i blejne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Ndalohet një gjykatës mbi dyshime për marrje rryshfeti në Shkup

Ndalohet një gjykatës mbi dyshime për marrje rryshfeti në Shkup